(VIDEO) Zjarr në Shuto Orizare, digjet një makinë për bluarjen e metaleve
Rasti i sotëm i zjarrit në një objekt industrial në Vizbeg vjen në një zonë që nuk është e panjohur për situata të tilla. Vetëm pak metra më larg, edhe më herët ka ndodhur një zjarr po në këtë zonë. Ndërkohë, sot flakët kanë përfshirë një objekt ku bëhet grumbullimi dhe riciklimi i metaleve, duke shkaktuar tym të dendur nga ku është përhapur në një pjesë të konsiderueshme të zonës. Ndërkaq për situatën e zjarrit dhe masat që po ndërmerren në terren, përfshirë edhe koordinimin e shërbimeve emergjente, ka sqaruar më shumë drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali Sinkron: Muhamed Ali, drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave Situata ka shkaktuar shqetësim në rrethinë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po punojnë për ta lokalizuar dhe shuar plotësisht zjarrin, në mënyrë që të parandalohet përhapja e tij në objektet përreth.
Anida Murati /SHENJA/

