(VIDEO) Zhvillimet në ASH, Sela pritet të thërrasë Kuvendin Qendror të partisë

(VIDEO) Zhvillimet në ASH, Sela pritet të thërrasë Kuvendin Qendror të partisë

Kryetari i Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela do vendosë se kur do të thirret Kuvendi Qendror i partisë. Ky vendim nënkupton datën, vendin dhe rendin e ditës me të cilin do të punojë Kuvendi Qendror.

Mbledhja e Kuvendit qendror të Parisë vjen pasi kryetari I kësaj partrie, Arben Taravari I kërkoi kuvendit që në zgjedhjet e pranverës të shkojnë në koalicion me Lidhjen Europiane për Ndryshim.

Kërkesa e Taravarit, të cilën ai e bëri publike në rrjetin social Facebook shkaktoi përplasje mes parisë së partisë.  Ish kryetari I Aleancës, Ziadin Sela kërkoi përgjegjësi nga Taravari dhe tha se për momentin kryesia e partisë ka vendosur që të dalë e vetme në zgjedhje dhe nëse ndërrohet ky qëndrim, atë duhet ta vendos kovendi. Ashpër reagoi edhe sekretari I ASH-së, Krenar Lloga. Më pas deputetët e kësaj partie nëpërmjet facebookut u renditën, disa në krah të Taravarit, e disa të tjerë kundër.

Kërkesa e Taravarit për koalicion me Lidhjen europiane për ndryshim u mirëprit nga tre krerët e këtij koalicioni, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami. Ata ndarë edhe një fotografi nga takimi që kishin në prishtinë me Kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e kuvendit Glauk Konjufca.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING