(VIDEO) Zgjerimi i listës së zezë, Kovaçevski akuzon VMRO-në për bllokimin e ligjit

(VIDEO) Zgjerimi i listës së zezë, Kovaçevski akuzon VMRO-në për bllokimin e ligjit

Pas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për zgjerimin e Listës së Zezë, kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, kërkon nga deputeti Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE të mos e bllokoj Ligjin për Masa Restriktive në Kuvend.

Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së

“Bëhet fjalë për vendime që i sjellin institucionet amerikane në bazë të informacioneve me të cilat ata disponojnë. Marrë parasysh se SHBA është partneri ynë strategjik, njejtë sikur BE dhe Kombet e Bashkuara, Qeveria ka përgatitur ligj për masa restriktive që është dorëzuar në Kuvend. Unë mund vetëm të përsëris atë që i bëjë thirrje deputetit Antonio Milloshovskit dhe partisë së tij që të mos e bllokojnë ligjin dhe ta lëshojnë në procedurë parlamentare”.

Ka reaguar deputeti Milloshoski në profilin e tij në Facebook, i cili ka thënë se Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së ka frikë të shfrytëzojë bazat ligjore për bashkëpunim ndërkombëtar kriminal me SHBA-të dhe të hapë hetime ndaj Ramiz Merkos, Katica Janevës dhe miqve të tjerë të qeverisë që janë pjesë e listën e zezë” të Uashingtonit zyrtar. Përveç Milloshovskit, reagim zyrtar ka pasur edhe VMRO-ja.

VMRO-DPMNE

“Grushti i hekurt i LSD-së dhe BDI-së për përndjekjen politike të disidentëve Katica Jaeva është bërë një fabrikë zhvatjeje. Projekti i LSD-PSP-së, u shndërrua në kërdinë më kriminale, 3 dekadat e fundit të pavarsis. Nga ana tjetër, partneri joformal i koalicionit të LSD-së, Stevço Jakimovski i cili duhej të bënte konflikte politike vetë që të shpëtojë nga proceset gjyqësore të cilat janë hapur kundër tij, në fund pasi shpëtoi nga proceset gjyqësore, nuk shpëtoi nga Lista e Zezë e SHBA-ve”.

Listën e Zezë e ka kometuar shkurt edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili është pyetur përse kryetari i Strugës, Ramiz Merko edhe për faktin se është në Listën e  Zezë vazhdon të marrë pjesë në aktivitete partiake.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Ne nuk e kontestojmë asnjë vendim të DASH-it apsolutisht dhe do pranojmë çdo vlerësim që bënë DASH. SHBA është partner më i rëndësishëm strategjik, ashtu siç është edhe BE”.

Departamenti Amerikan i Shtetit një ditë më parë ka njoftuar që në Listën e Zezë amerikane janë futur edhe dy persona nga Maqedonia e Veriut, Stevço Jakimovski, kryetar Ii partis GROM dhe kandidat për president dhe ish kryprokurorja speciale Katica Janeva. DASH Vlerëson se aktivitetet e tyre e kanë penguar sundimin e ligjit dhe demokracisë në Maqedoninë e Veriut. Përndryshe, Janeva tashmë është e dënuar për zhvatje, kurse Jakimovski është në garën për president të vendit.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, ka paralajmëruar edhe emra tjerë për në Listën e Zezë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING