(VIDEO) VMRO vazhdon ta provokojë Kovaçevskin për takim tet a tet

Të mërkurën pritet të mbahet takimi i kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Sipas informatave të MIA-s, bisedimet me siguri do të zhvillohen në Klubin e deputetëve. Tani për tani për orën dhe formatin e këtij tkaimi nuk ka informata. Kovaçevski paralajmëroi takim me Mickoskin dhe me ekipet e të dy palëve, përderisa Mickoski të premten deklaroi se preferon takim tet-a-tet sepse sipas përvojës së tij nga takimet e ekipeve asnjëherë nuk ka pasur konkludime.  Kryeministri Kovaçevski tha se tema të bisedimeve do të ishin vendimet që nevojiten për integrimin evropian të shtetit, përderisa Mickoski konsideorn se duhet të bisedohet edhe për atë çka nëse ndryshimet kushtetuese nuk e marrin mbështetjen e nevojshme. VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se nuk do të votojnë për këto ndryshime dhe se duhet të shkohet në zgjehdje vjeshtore. Mickoski ka thënë se  preferon takim vetëm me Kovaçevskin. Sipas tij, nëse ekziston insistimi në vend të takimit të liderëve të ketë takim ekipesh, atëherë propozimi është së pari të organizohet takim mes ekipeve, të shihen thirrjet, e më pas të takohen liderët e të dy partive. Thotë se ka dy opsione për të cilat do të duhej biseduar – njëri është ndryshimet kushtetuese dhe i dyti – çka nëse nuk ka sukses ky proces.

Në ndërkohë VMRO –DPMNE  gjatë dy ditëve të fundit po e provokon kryeministrin për një takim tet a tet. Deputeti I kësaj partie Dimitar Kovaçki sot kërkoi nga Ali Ahmeti që ti japë leje Kryeministrit për të shkkuar në takim.

 DIMITAR KOVAÇKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

Kovaçevski, i cili nuk ka asnjë autoritet në partinë e tij dhe në qeverinë e BDI-së, është krejtësisht i harruar dhe i lënë pas dore, nuk mund të marrë një vendim të vetëm. E pamë që nuk ka mundur ta bëjë këtë edhe kur ka dorëzuar dorëheqjen, gjegjësisht kur është dashur t’i pyes liderët e BDI-së, gjegjësisht Ali Ahmetin.

Kovaçki theksoi se Kovaçevski duhet të inkurajohet dhe të guxojë dhe të pranojë takimin kokë më kokë me kryetarin e VMRO-DPMNE Mickoski. Ai thotë se  Kovaçevski nuk duhet të frikësohet dhe të kërkojë miratimin e Ali Ahmetit. Kovaçki I bëri apel liderit tëi BDI-së Ahmetit që t’i japë leje Kovaçevskit për takim me Mickoskin, sepse siç tha ai duhet gjetur një mënyrë për ta nxjerrë Maqedoninë nga kjo krizë politike në të cilën ndodhet.

Ngërkaq, zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka  Kuzeska tha se  LSDM gjithmonë ka qenë dhe është në anën e interesave kombëtare të shtetit, ndërsa VMRO-DPMNE ende nuk ka mbështetur asnjë vendim strategjik.

 BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

 Të gjitha subjektet politike, përfshirë VMRO-DPMNE-në, kanë obligim ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së vendit, që të arrijnë një qëllim tjetër strategjik – anëtarësimin në BE, me votën për Evropën. Kur bëhet fjalë për interesat shtetërore dhe kombëtare, këtë javë do të bëhet e qartë se çfarë ka vendosur Hristijan Mickoski: do ta mbështesë të ardhmen evropiane apo do të mbetet peng i së majtës në bllokun anti-evropian.

Ajo tha se Mickoski do të tregojë se realisht është për bashkim dhe realizim të synimeve kombëtare dhe strategjike të vendit vetëm nëse e përkrah rrugën evropiane dhe reformat e nevojshme. Kuzeska theksoi se  LSDM gjithmonë ka qenë dhe është në anën e interesave kombëtare të shtetit,  ndërsa VMRO-DPMNE deri më tani nuk ka përkrahur asnjë vendim strategjik.

/SHENJA/

MARKETING