Turqia dënon sulmin terrorist pranë një xhamie në veriperëndim të Pakistanit
Turqia ka dënuar një sulm terrorist pranë një xhamie në veriperëndim të Pakistanit, ku u vranë të paktën 21 persona dhe u plagosën mbi 80 të tjerë, transmeton Anadolu.
“Dënojmë sulmin terrorist të kryer gjatë namazit të xhumasë pranë një xhamie në qytetin Kohat, në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.
“I lutemi Allahut që t’i mëshirojë ata që humbën jetën në këtë sulm të urryer terrorist dhe i shprehim ngushëllimet tona popullit të Pakistanit”, shtoi ministria.
Sipas mediave lokale, të paktën 21 persona, përfshirë pesë civilë dhe 16 oficerë policie, u vranë dhe mbi 70 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës me bombë që kishte në shënjestër një kompleks policor në veriperëndim të Pakistanit gjatë namazit të xhumasë.
Një zyrtar policer tha se viktimat u shkaktuan kur një automjet i mbushur me eksploziv u përplas në portën e kompleksit Old Police Lines në qarkun Kohat të provincës Khyber Pakhtunkhwa, tha një zyrtar i lartë policor.
Policia tha se në shpërthim u vranë gjithashtu gjashtë “terroristë”, përfshirë një sulmues vetëvrasës. Policia tha se një operacion për pastrimin e zonës ishte në vazhdim.
Shpërthimi la një krater jashtë xhamisë në kompleksin policor.

