(VIDEO) VMRO-ja publikoi emrat e ministrave e zv/ministrave, por nuk e votojnë Xhaferin kryeministër
VMRO-ja ka bërë publik emrat e dy ministrave dhe tre zëvendësministrave që do të marrin pjesë në Qeverinë teknike.
Ministër i Punëve të Brendshëm, Pançe Toshkovski.
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski.
Zëvendësministre e Financave, Elena Petrova.
Zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Stefan Andonovski.
Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Cvetan Andonovski.
Këto janë propozimet e opozitës VMRO-DPMNE, për Qeverinë teknike. Këto vendime VMRO i shpalosi pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, pas të cilit nënkryetari i partisë Timço Mucunski, përsëriti vendimin e VMRO-së, se ata nuk do ta votojnë Qeverinë tekniKE.
TIMÇO MUCUNSKI, NËNKRYETAR I VMRO-DPMNE-SË
“Ne nuk do të votojmë për mbështetje të Qeverisë të cilën e udhëheq figurë që është propozuar nga ana e BDI-së. Propozimet tona, gjegjësisht detyrimin tonë ligjor, në pajtim me ligjin për Qeveri, do ta realizojmë. Pra, ne i japim propozimet tona për 2 ministrat dhe 3 zëvendës ministrat, por mbështetje e deputetëve tanë, sipas vendimeve të organeve të partisë, për atë Qeveri nuk do të ketë”.
Kuadrot e VMRO-s, LSDM-ja i quan të dobëta.
LSDM
“Një pjesë e kandidatëve të propozuar për Qeverinë teknike janë miq tq ngushtë të Hristijan Mickoskit, një pjesë janë nga koha e Nikolla Gruevskit, për të cilët ka përndjekje penale, një pjesë janë ish funksionarë të Qytetit të Shkupit, por asnjëri nuk ka asnjë rezultat pas vetes”.
Kryeministri i dorëhequr Dimitar Kovaçevski, në disa raste ka thënë se në qoftë se VMRO nuk e voton Qeverinë teknike, pozitat e tyre do të ngelen të zbrazëta.
Emine Ismaili /SHENJA/