(VIDEO) VMRO: Gjykatësit e korruptuar, bastioni i fundit i “perandorisë së krimit të LSDM-së”

(VIDEO) VMRO: Gjykatësit e korruptuar, bastioni i fundit i “perandorisë së krimit të LSDM-së”

Gjykata nën petkun e LSDM-së, në vend që t’i caktojë paraburgimin Filip Andov Sokolit, i ka konfiskuar vetëm pasaportën?”. Kështu deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov duke shtuar se gjyqtarët që i dhanë lirinë do të jenë përgjegjës nëse ai del në arrati. Sipas tij, nuk është çudi pse LSDM po lufton në mënyrë konvulsive për gjyqtarët e korruptuar dhe i mbron ata me të gjitha forcat, pasiqë siç thotë Lefkov, ata janë bastioni i fundit i perandorisë së tyre kriminale.

Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së

Gjyqtarët e korruptuar që liruan Filip Andov Sokolin, i cili po shëtiste të arrestuarit e dyshuar për krime të rënda sikur të ishin në eskursion, janë përgjegjës nëse ai del në arrati. Si e bindi gjykata se Filip Andov Sokol, i cili shëtiti të burgosurit e rrezikshëm nëpër Shkup, nuk do të tentonte të arratisej në vend që t’i mbante në qeli?”

Lefkov shton duke thënë për gjykatësit se këta janë po të njëjtit të cilët shpallën të pafajshëm vrasësin e Frosinës, gjyqtarët që siç thotë ai, nën ndikimin e Nakje Gjeorgievit dhe Ixhet Memetit i dhanë një dënim më të lehtë “Boro Marlboros”, gjyqtarëve që mbrojnë kriminelët nga LSDM. Gjithashtu sipas tij, këta janë gjyqtarët që kanë selitë e LSDM-së në shtëpitë e tyre. Lefkov thekson se kjo është mjaft e qartë pse duhet të ketë reforma në drejtësi.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING