(VIDEO) VLEN thekson rëndësinë e autostradës Shkup-Bllacë, BDI kërkon llogari për vonesat

(VIDEO) VLEN thekson rëndësinë e autostradës Shkup-Bllacë, BDI kërkon llogari për vonesat
Screenshot

Fillimi i punimeve në Autostdarën Shkup-Bllacë u shoqërua me reagime në skenën politike. Nga partia VLEN deklaruan se pas më shumë se dy dekadash pritjeje dhe premtimesh, ky projekt po bëhet realitet. Ata thonë se për VLEN-in, kjo është më shumë se një rrugë, është lidhje mes njerëzve, familjeve, bizneseve dhe ekonomive, si dhe një hap konkret drejt integrimit evropian të vendit.

MARKETING

Description of image

VLEN

Me një investim prej mbi 198 milionë eurosh, autostrada do të ketë 5 tunele, 8 ura, 11 nënkalime dhe 4 galeri, duke krijuar një lidhje moderne, më të shpejtë dhe më të sigurt drejt Kosovës dhe më tej drejt porteve të Adriatikut. Shkupi më afër Prishtinës, qytetarët më afër njëri-tjetrit, Maqedonia e Veriut më afër Evropës”.

Reagim lidhur me këtë pati edhe nga BDI. Sipas tyre VLEN me 2 vite vonesë dhe 30 milion euro më shtrejtë ka vazhduar projektin, që siç thonë ata ishte i BDI-së.

BDI

VLEN sot e paraqiti si sukses vazhdimin e punimeve në autostradën Shkup-Bllacë, një projekt i përfunduar më 2 maj 2023 dhe i tenderuar po atë vit nga qeveria e mëparshme, me një vlerë prej rreth 183 milionë eurosh. VLEN duhet t’i përgjigjet publikut: pse një projekt i përfunduar u bllokua për dy vjet dhe pse i njëjti projekt kushton rreth 30 milionë euro më shumë sot?”

Përplasja politike rreth autostradës Shkup-Bllacë mbetet edhe një pikë debati mes pushtetit dhe opozitës. Ndërsa VLEN e sheh nisjen e punimeve si realizim të një premtimi dhe hap drejt integrimit evropian, BDI ngre pikëpyetje për vonesën dhe rritjen e kostos së projektit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING