Erdogan dhe Macron diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet globale

Erdogan dhe Macron diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet globale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale gjatë një telefonate, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Gjatë telefonatës, njofton Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, Erdogan tha se sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i OKB-së duhet të ketë vizionin dhe përvojën e nevojshme për ta rikthyer organizatën si qendrën e multilateralizmit dhe për të zbatuar në mënyrë efektive reformat e nevojshme.

Mandati i shefit aktual të OKB-së, Antonio Guterres, përfundon më 31 dhjetor 2026.

Erdogan gjithashtu e ftoi Macronin të marrë pjesë në Samitin e Liderëve COP31 në Turqi.

Nga ana e tij, Macron e përgëzoi Erdoganin me rastin e Ditës së Republikës.

MARKETING