(VIDEO) VLEN: Talat Xhaferi e vulosi “tradhtinë” e provimit të jurisprudencës

(VIDEO) VLEN: Talat Xhaferi e vulosi “tradhtinë” e provimit të jurisprudencës

Në vend që të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, partitë shqiptare nga të dy krahët po përplasen mes vete për çështjen e provimit të jurisprudencës, i cili ende nuk mbahet në gjuhën shqipe. Nga koalicioni VLEN kanë reaguar, duke publikuar një dokument të datës 27 gusht 2019, të nënshkruar nga Talat Xhaferi atë kohë kryetar i Kuvendit, të cilin e cilësojnë si dëshmi të “neglizhencës dhe tradhtisë politike” në lidhje me çështjen e provimit të jurisprudencës dhe përdorimit të gjuhës shqipe. Sipas VLEN-it, në periudhën kur Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte tashmë në fuqi, atëherë kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk ka kërkuar harmonizimin e ligjit për provimin e jurisprudencës me dispozitat për gjuhën shqipe. Në deklaratë thuhet se ligji është shpallur i pranueshëm pa u garantuar përdorimi i gjuhës shqipe në këtë provim.

VLEN

BDI, që për më shumë se 20 vjet ka pasur pesë ministra të Drejtësisë nga radhët e saj, nuk e zgjidhi kurrë këtë problem. Sot, ata derdhin lot krokodili dhe dalin në mbrojtje, por dokumentet flasin qartë: ky problem mban vulën e Talat Xhaferit dhe të politikës së tyre”.

Koalicioni gjithashtu kritikon faktin se ligji është miratuar me mekanizmin e Badenterit, me mbështetjen edhe të deputetëve shqiptarë të asaj kohe, të cilët sipas tyre nuk kanë insistuar që provimi të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. VLEN vlerëson se kjo ka sjellë pasoja për studentët shqiptarë. Në fund të deklaratës, VLEN thekson se angazhohet që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar gjuhën si çështje dinjiteti dhe drejtësie.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING