(VIDEO) VLEN: Për një muaj u shkatërrua kulla e krimit e BDI-së e ndërtuar për dy dekada

(VIDEO) VLEN: Për një muaj u shkatërrua kulla e krimit e BDI-së e ndërtuar për dy dekada

Brenda një muaji, u shkatërrua kulla e ndërtuar për dy dekada me krim dhe korrupsion. Këtë konstatim e ka bërë koalicioni në pushtet VLEN, i cili ka renditur edhe rastet muajit të fundit. Fillimisht është përmendur  futjen në listë të zezë të Artan Grubit, bastisjen e shtëpisë së Grubit dhe Bajramit, të akuzuar për keqpërdorimin e miliona eurove, para të qytetarëve.

Koalicioni VLEN

“Era e korrupsionit rrënoi tendat e tyre të rreme, gjuha shqipe nuk u prek. Arratisjen e shohin si rrugë shpëtimi. Pasi dëbuan qytetarët, tani po përgatiten për të paketuar valixhet dhe për t’u larguar nga vendi. Të parët ishin Grubi dhe Bajrami, ndërsa të tjerët kanë një këmbë brenda dhe një këmbë jashtë vendit. Ramiz Merkos iu mor pasaporta”

VLEN thekson se ndodhi një demaskim i pastër kur u dëshmua se ekponentët e BDI-së kishin kryer shërbim të pistë për kriminelin, Sasho Mijallkov, ndërsa bënë tentim serioz për rikthimin e Nikolla Gruevskit, përmes një plani konkret dhe të organizuar.

Koalicioni VLEN

“Çdo minutë që këta shërbëtorë të ndyrë kanë qëndruar në pushtet ka shkaktuar dëme të pariparueshme për shqiptarët dhe dinjitetin tonë kombëtar. Ata, me tërë qenien e tyre, kanë qenë të vendosur në shërbim të Mijallkovit dhe Gruevskit”

Sipas VLEN-it, mbi qindra akte diskriminuese dhe poshtëruese ndaj shqiptarëve janë realizuar nga një grup njerëzish që operojnë nën logon e një partie tashmë të shpallur non grata: BDI. VLEN thekson se u dogjën vetura dhe lokale, por në BDI harruan se as tymi i atij zjarri nuk i mbulon krimet e tyre. “Tashmë ka filluar djegia e partisë nga rrënjët”, ironizon koalicioni në pushtet. /SHENJA/

MARKETING