(VIDEO) VLEN: Është arritur konsensus për reformat në arsimin e lartë

(VIDEO) VLEN: Është arritur konsensus  për reformat në arsimin e lartë

Edhe koalicioni VLEN ka konfirmuar se është arritur konsensus i plotë për paketën finale të reformave në arsimin e lartë. Pas një takimi me kryeminsitrin, Hristijan Mickoski dhe Ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, nga VLEN bëjnë të ditur se ndryshimet synojnë ndërtimin e një sistemi më cilësor, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës për universitetet në vend.

Sipas koalicionit, ky vendim vjen si nevojë për një vlerësim më të balancuar dhe meritokratik, duke garantuar se asnjë i punësuar nuk do të humbasë vendin e punës. Në vend të tij, pritet të vendosen mekanizma të rinj që do të nxisin zhvillimin profesional dhe avancimin në karrierë.

VLEN

Universitetet do të kenë më shumë hapësirë për zhvillim cilësor dhe autonomi funksionale. Gjatë gjithë kësaj periudhe, përfaqësuesit e VLEN kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me rektorë dhe profesorë, duke siguruar që kërkesat reale të universiteteve, veçanërisht atyre shqiptare, të reflektohen drejtpërdrejt në këtë reformë. Vendimi që rangimi për organizimin e ciklit të tretë të bëhet nga universitetet më të mira është një standard që rrit cilësinë, ku universitetet në gjuhën shqipe do të jenë pjesë aktive dhe konkurruese”.

VLEN siguron se universitetet në gjuhën shqipe jo vetëm që nuk do të dëmtohen, por do të vendosen në pozitë të barabartë me të gjitha institucionet e tjera. Si pjesë e mbështetjes konkrete për arsimin e lartë, nga atje njoftojnës e është përmendur edhe investimi prej rreth 40 milionë eurosh për kampusin universitar “Nënë Tereza”.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING