(VIDEO) VLEN dhe BDI shkëmbejnë akzua për “qeverisje në dëm të shqiptarëve”

(VIDEO) VLEN dhe BDI shkëmbejnë akzua për “qeverisje në dëm të shqiptarëve”

Koalicioni VLEN, përmes një komunikate ka hedhur akuza ndaj ish ministrit të Punëve të jashtme, Bujar Osmanin, duke thënë se nuk ka ditur të udhëheq në pozitën që e ka pasur, ku edhe mandati i tij do të mbahet në mend për disa skandale. Nga VLEN thonë se BDI duhet të japë përgjegjësi për të gjitha veprimet në të kaluarën e errët.

VLEN

Opinioni me të drejtë shtron dilemën ku është përgjegjësia kur Bujari në krye të Ministrisë Jashtme në kundërshtim me logjikën e tregut për nevojat e Samitit të OSBE-së lidhi marrëveshje prej 960.000 euro me kompaninë ‘ABC rent a car”. Opinioni me të drejtë pyet a ka qenë në dijeni Bujari për abuzimet e ambasadorit të dërguar nga ai në OKB, Ljubomir Fërçkovski. Opinoni me të drejtë shtron pyetjen çka ka ndërmarrë Bujari kur ambasadori Vesel Memedi shkaktoi rrëmujë me pasaportat, me ç’rast ua vështirsonte jetën mërgatës sonë.”

Pas kësaj ka reaguar BDI-ja, e cila thekson se VLEN, në vend se të përgjigjet për tradhëtinë gënjeshtrat e përditshme po vazhdojnë me komunikata shpifëse për të mbuluar tradhëtinë e tyre ndaj kombit shqiptar.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Bashkimi Demokratik për Integrim dëshiron të informojë opinionin publik për të vërtetën rreth këtyre partive që kanë humbur zgjedhjet dhe tani veprojnë si vasalë dhe shërbëtorë të interesave të të tjerëve për ta poshtërsuar kombin shqiptar. BDI ka qenë gjithmonë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve dhe ka promovuar vlera të larta morale dhe etike në politikë. Në dallim nga ne, drejtuesit e këtyre partive janë sinonim i korrupsionit dhe tradhëtisë. Që të gjithë kanë qenë partnerë tanë të koalicionit ose pjesë e jona, nga i pari, deri te i fundit.”

Gjithashtu reagim ndaj VLEN-it ka bërë edhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Këta vazalët ВРЕДИ i munda si kandidat i Frontit me një rezultat thuajse 2:1 dhe ende kanë fytyrë të merren me mua. Së paku heshtni, sepse tradhtia që po lini trashëgimi për gjenerata e gjenerata nuk mbulohet me kumtesa të recikluara nga Stoilkoviçi juaj”, ka shkruar Osmani.

Ndër akuzat e thëna nga VLEN, thuhet se të gjitha rastet e përmendura duhet hetuar nga prokuroria dhe kështu të kthehet besimi i qytetarëve në gjyqsorë.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

 

MARKETING