(VIDEO) VLEN: Dështimi për BE-në mban vulën e BDI-së dhe LSDM-së

(VIDEO) VLEN: Dështimi për BE-në mban vulën e BDI-së dhe LSDM-së

Vendimi i BE-së për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është përcaktuar gjatë mandatit të Qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe BDI-së, të cilët dështuan të sjellin Gruevskin për t’ju siguruar  shumicën e dy të tretave për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Kështu theksojnë nga koaliconi i partive shqiptare në qeveri VLEN. Sipas tyre, LSDM dhe BDI sillen sikur të ishin 9 vjet në opozitë e jo 90 ditë.

VLEN

“Progresi ynë drejt anëtarësimit të plotë në BE sërish është ngadalësuar për shkak të çështjeve bilaterale dhe korrupsionit masiv të atyre që me vite e përdornin retorikën evropiane për manipulime të përditshme. Megjithatë, presim që vendimi i BE-së për Shqipërinë të shërbejë si një stimul për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme në kohën më të shkurtër të mundshme, e cila do të ofrojë garancitë e duhura për miratimin e amendamenteve kushtetuese”.

Nga atje thojnë se Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar ndaj përshpejtimit të procesit të integrimit dhe zbatimit të reformave të domosdoshme për t’i përmbushur standardet më të larta evropiane, duke shtuar se ata nuk do të ndalet derisa Maqedonia e Veriut  të marrë vendin e saj të merituar në Bashkimin Evropian.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING