(VIDEO) VLEN: BDI shpik dosje fiktive, kanë frikë nga dhënia e llogarisë për krimet

(VIDEO) VLEN: BDI shpik dosje fiktive, kanë frikë nga dhënia e llogarisë për krimet

“Sulmet e tyre të orkestruara kundër Izet Mexhitit janë një projeksion klasik i frikës së tyre. Ndërsa BDI shpik dosje fictive”, – kështu thonë nga VLEN përmes një komunikate për mediat, për sa u përket akuzave të BDI-së ndaj kryetarit të komunës së Çairit. Ata thonë se realiteti i demanton me fakte, dhe se pikërisht kuadrot e tyre këto ditë po përballen me ekspozim publik dhe kallëzime penale për abuzime që peshojnë mbi 700.000 euro. Nga VLEN thonë se BDI sot funksionon si një zyrë avokatie e nëntokës.

VLEN

“Ali Ahmeti dhe ‘garda e tij e parë’ janë të fundit që mund të flasin për nder dhe interesa kombëtare. Opinioni e di mirë, dhe arkivat e vërtetojnë: BDI ishte dhe mbeti shërbëtori më besnikë I Sasho Mijallkovit, me të cilin në rrethe të ngushta janë marrë vesh për punë të dyshimta”.

Sipas VLEN-it është qesharake dhe tragjike kur për moral flet Bujar Osmani, i vetmi shqiptar për të cilin Prokuroria Speciale Publike me prova ka pretenduar se është i përfshirë në krim të rëndë, ku në të njëjtën vijë të turpit sipas tyre qëndron edhe Blerim Bexheti.  VLEN thekson se çdo denar i vjedhur nga xhepi i qytetarëve dhe nga xhepi i popullit shqiptar do të kthehet, ndërsa paniku i Ahmetit, Osmanit dhe Bexhetit është vetëm dëshmia më e sigurt se drejtësia më në fund ka trokitur në derën e tyre.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING