(VIDEO) VLEN: BDI dhe satelitët e saj po heshtin për Ixhet Memetin dhe Naçe Georgievin

(VIDEO) VLEN: BDI dhe satelitët e saj po heshtin për Ixhet Memetin dhe Naçe Georgievin

BDI dhe satelitët e saj tash e një javë heshtin për Ixhet Memetin dhe Naçe Georgiev, kuadro të tyre të cilët janë kapur në flagrancë dhe bashkëpunim.” Kështu thonë nga koalicioni VLEN për dy të dyshuarit që janë pjesë e hetimeve të hapura nga Prokuroria Themelore Publike për djekjen e krimit dhe korrupsionit. Nga VLEN thonë se ky rast është tregues se si funksionon oktopodi i krimit dhe korrupsionit në shtet.

FARI HISENI, PËRFAQËSUES I KOALICIONIT VLEN

Në këtë kontekst, i drejtojmë një pyetje publike prokurorit Islam Abazi: A duhet të ketë rrethana lehtësuese për persona që është dashur të vendosin drejtësinë në vend? Ixhet Memeti, që ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë regjimit 22 vjecar të BDI-së, dhe Naqe Georgiev, gjykatës i Supremës, janë personifikimi i oktopodit të krimit dhe korrupsionit në gjyqësor. Si koalicion, me të drejtë shtrojmë pyetjen publike: Sa rastë të tjera ka kurdisur BDI-ja me këta dy persona që tani janë të njohur për ne? “

Për një sistem të drejtë dhe të pandikuar nga korrupsioni, nga VLEN thonë se do të angazhohen për këtë dhe do të vazhdojnë të punojnë për të siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe çdo abuzim të merret seriozisht.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

MARKETING