(VIDEO) Velibor Manev: Vanja dhe Pançe janë vrarë nga Pallço

(VIDEO) Velibor Manev: Vanja dhe Pançe janë vrarë nga Pallço

Vrasësi i Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhoskit, është Lupço Palevski Palço. Këtë e tha sot në dëshminë e tij, njëri prej të akuzuarëve Velibor Manev. Ai në detaje tregoi se si e kanë planifikuar, si e kanë bërë grabitjen, si është bërë vrasja dhe groposja e tyre, ndërsa shtoi se Pallço u ka thënë se shpërblimi për bashkëpunëtorët e tij do të ishte nga 150 000 euro.

Sipas Manev, Vanja është kidnapuar gabimisht. Qëllimi i grabitjes siç tha, ka qenë një grua rreth të 40-tave, vajza e pronarit të ndonjë kompanie farmaceutike. Kështu ai shpjegoi se si e kanë bërë grabitjen e Vanjas. Ndërsa, në ndërkohë babai i Vanjas dridheshte, filloi të qaj, pas çka seanca u ndërpre për disa minuta, kurse në anën tjetër Pallço, nuk kishte asnjë reagim, vetëm dëgjonte dhe merrte shënime në fletore.

Velibor Manev, i akuzuar

Unë dhe Bore hymë në banesë. Ishte errësirë, nuk kishte dritë. Pritëm. Kohë pas kohe Pallço përmes motorol-as na tregonte se ajo do të vinte në ora 7:20. Kur ajo po zbriste, Bore e grabiti dhe ja mbylli gojën me ngjitës dhe u lëshuam nga shkallët drejtë errësirës. Sipas fotove që na dërgonte Pallço, ajo ishte identike, me aq sa mund të shihnim në errësirë. E lidhëm, ja vendosëm thesin për ta vënë në gjum. Keshishev e solli veturën para hyrjes së banesës, e hapi bagazhin dhe e vendosëm aty”.

Kur kanë shkuar në vendin ku dhe janë groposur tha se e kanë parë se nuk është ajo të cilën duhej ta grabisnin dhe i ka thënë Pallços ta lëshojnë, por sipas tij Pallço i ka thënë të heshti se nuk do ti marrë paratë e dakorduara për grabitjen. Më pas tha se Pallço e ka vrarë vajzën, ndërsa në fund e ka djegur veturën.

Ndërsa, duke shpjeguar grabitjen e Pançe Zhezhoskit, Manev tregoi se me atë njiheshin sepse ka punuar në shtëpinë e tij, por se ai i ka pasur borxh 1 500 euro dhe shtoi se kur kërkonin një pensionist që të mund të ja shfrytëzonim veturën, Manev e ka propozuar Pançen.

Velibor Manev, i akuzuar

Unë dhe Bore e morëm Pançen, e kemi vendosur në makinë, e kemi dërguar tek gropa të cilën e kishim hapur më herët. Duke ja zgjidhur duart që ta vendosim në gropë, me qëllimin që aty të rrinte derisa të merrnim paratë dhe më pas do të liroheshte, Pallço gjuajti drejtë tij. Unë mbeta pa fjalë”.

Manev dha një deklaratë të fuqishme, se ai ka qenë i maltretuar nga inspektorë policie, që të thotë se Pallço ka komunikuar me babain e Vanjas, Aleksandar Gjorçevskin.

Velibor Manev, i akuzuar

Filluan të më rrahin fizikisht, të më shkelnin me këmbë, që të filloja të flisja. Ju thash unë as nuk e kam dëgjuar as nuk e di se me kë ka folur Pallço. Aty filluan të më rrihnin më fortë, duke më thën fol, fol. Thash kur ata thonë se kanë listë provash se kanë folur, do të them edhe unë që të pushoj kjo torturë. Aleksandar nuk është i involvuar”.

Prokurorja i tha se kur ka dhënë deklaratë para asaj nuk ka pasur mavijosje nëpër trup dhe nuk është ankuar se ka qenë i rrahur, por ai ju përgjigj se ka qenë i kërcënuar dhe maltretuar gjithë kohës, madje edhe në paraburgim.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING