(VIDEO) Vdekja e 14 vjeçares, prokuroria dhe policia me detaje të reja

(VIDEO) Vdekja e 14 vjeçares, prokuroria dhe policia me detaje të reja

Një vajzë 14 vjeçare ka vdekur të shtunën në mbrëmje në lagjen Ilinden të Shkupit. Prokuroria njoftoi  të dielën se shkak i vdekjes së 14 vjeçares ka qenë gogitja elektrike.  Prokurori publik së bashku me ekipet hetuese të MPB-së dhe një mjek të autopsisë nga  Instituti i Mjekësisë Ligjore, kanë kryer hetim në stacionin grumbullues hekurudhor në komunën e Ilindenit.

PROKURORIA

“Sipas informacioneve fillestare, një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje elektrike. Aksidenti ka ndodhur teksa vajza dhe dy fëmijë të tjerë po luanin rreth vagonëve të parkuar dhe në një moment ajo është ngjitur në një nga vagonët dhe ka prekur telat e tensionit të lartë”.

Prokuroria informoi se  janë intervistuar dy të miturit që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, është fotografuar vendngjarja dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë çuar në ngjarjen tragjike.

Tragjedia ndodhi rreth orës 21:00 në stacionin-magazin hekurudhor në lagjen Ilinden.

MPB

“Më datë 25.02.2023 në ora 21:05 në SPB- Shkup është raportuar se në stacionin grumbullues hekurudhor në lagjen Ilinden ka një vajzë të mitur të vdekur.  Pas kontrollit të kryer nga zyrtarë policorë dhe prokurori publik, është konstatuar se një e mitur që ndodhej aty me dy të mitur të tjerë, është ngjitur në çatinë e cisternës e cila ndodhej në linjën hekurudhore, duke shkaktuar goditje elektrike”.

E mitura ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë. Trupit të pajetë të 14 vjeçares do t’i bëhet autopsi për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes, ndërsa policia informoi se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/

 

MARKETING