(VIDEO) Vazhdon lufta me flakët, 13 zjarre aktive, 8 nën kontroll, LSDM akuzon qeverinë dhe ministrin e brendshëm

(VIDEO) Vazhdon lufta me flakët, 13 zjarre aktive, 8 nën kontroll, LSDM akuzon qeverinë dhe ministrin e brendshëm

“Ndjenja e qytetarëve është se qeveria thjesht po përpiqet të minimizojë me këmbëngulje krizën me zjarret duke bërë agjendat politike sikur asgjë nuk po ndodh”, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska. Në një konferencë për shtyp ajo theksoi se , edhe pos paralajmërimeve të LSDM -së, Qeveria vonon me marrjen e vendimeve dhe menaxhon keq me krizën me zjarret. Lsdm i bën thirrje ministrit të brendshëm pançe tashkovskit që të zgjiohet nga gjumi dhe të marrë masa ose në të kundërt të tërhiqet nga detyra.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

Qeveria nuk ka kapacitet të menaxhojë me sfidat. Resurset duhet të përdoren në mënyrë më efikase. Ministri Toshkovski duhet të zgjohet ose të shkarkohet. Nuk ka mundësi që 5% e territorit të digjet kurse ministri është përgjegjës për arsye se është në krye të komitetit të krizave”.

LSDM kërkon që Komiteti i Menaxhimit të bëjë urgjentisht një plan për shpërndarjen e burimeve në dispozicion dhe të parandalojë pikat e krizës.

Qendra për Menaxhim me Kriza informoi se Gjatë ditës së djeshme, kishte gjithsej 48 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat për momentin 13 janë aktive, tetë janë nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar.

Aktive janë zjarret në komunën Makedonski Brod në Jasen, në lagjen e shtëpive të vikendit Belica ku digjet pylli me pisha. Zjarri në Galiçicë, është në lindje në drejtim të fshatrave Leskoec dhe Stenje, në komunën e Resnjës, ndërsa në territorin e Ohrit në perëndim drejt vendit Vojtino dhe në veri drejt shtëpisë malore. Ku digjen kullosa dhe pyje ahu.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING