Arber Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta! A të rrijmë rahat, a?”

Arber Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta! A të rrijmë rahat, a?”

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit pas festimit të 28 Nëntorit, duke akuzuar koalicionin VLEN se gjatë qeverisjes së tij shqiptarët janë kthyer në periudhën para vitit 2001.

Ademi ka renditur disa ngjarje të ditëve të fundit, përfshirë dënimin me kusht të një të riu nga Kumanova për përdorimin e flamurit kombëtar, arrestimet gjatë festimeve të 28 Nëntorit, ndalimin e shënimeve në disa qytete dhe sulmin ndaj dy punonjësve shqiptarë të Higjienës Komunale në Shkup.

“Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!
E kemi thënë dhe po dëshmohet çdo ditë: me VLEN-in jemi kthyer para vitit 2001. Ajo që po ndodh brenda vetëm pak ditësh lidhur me 28 Nëntorin është alarmante:

Dënimi me tre muaj burgim me kusht për të riun nga Kumanova, për përdorimin e flamurit kombëtar.

Trembëdhjetë shkelje të rendit publik dhe tre persona të arrestuar gjatë festimeve të 28 Nëntorit.

Ndalimi i shënimit të 28 Nëntorit në qyetetet shqiptare, si psh në Strugë.

Deklaratat e kryeministrit Mickoski, i cili e cilëson arsimin e lartë në gjuhën shqipe si „implant“, duke theksuar se arsimi i lartë duhet të jetë vetëm në maqedonisht.

Rrahja e dy shqiptarëve nga huliganë të identifikuar si pjesëtarë të grupit të tifozëve „Komiti“.

Videoja kërcënuese e huliganëve maqedonas, me mesazhe frikësuese ndaj shqiptarëve.

Këto nuk janë ngjarje të izoluara që mund të trajtohen si incidente të zakonshme.

A të rrijmë rahat, a?”, ka shkruar Arbër Ademi.

MARKETING