ASH kërkon përgjegjësi për sulmin ndaj punëtorëve shqiptarë të Higjienës Komunale

ASH kërkon përgjegjësi për sulmin ndaj punëtorëve shqiptarë të Higjienës Komunale

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër sulmin ndaj dy punëtorëve shqiptarë të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” në Shkup, natën e 28 Nëntorit.
Sipas raportimeve, sulmuesit, të cilët janë prezantuar si “komitë”, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punëtorëve gjatë kryerjes së detyrës, pasi i kanë pyetur për përkatësinë e tyre etnike.
Ky rast ngre dyshime serioze për dhunë me motive etnike dhe cenon sigurinë dhe barazinë e qytetarëve shqiptarë.
Kërkojmë nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe zëvendësministri Astrit Iseni identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të të gjithë autorëve të sulmit, zbardhjen e plotë të rastit dhe informimin e opinionit publik për masat e ndërmarra.
Nuk mjafton dënimi verbal i dhunës. Institucionet kanë për detyrë të garantojnë sigurinë e çdo qytetari dhe të sigurojnë që askush të mos mbetet i pandëshkuar për dhunën e ushtruar.
Shqiptarët kanë të drejtë të jetojnë, të punojnë dhe të lëvizin lirshëm e të sigurt në Shkup dhe në çdo qytet të vendit.
Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi institucionale deri në zbardhjen e plotë të rastit dhe nxjerrjen e autorëve para drejtësisë.

MARKETING