(VIDEO) Vazhdon “Java Çame”, turne futbolli dhe basketbolli në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë

(VIDEO) Vazhdon “Java Çame”, turne futbolli dhe basketbolli në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë

Ka vazhduar “Java Çame”, programi ky i organizuar nga shoqata kulturore “Vizioni-M”, për hir të 80-vjetorit të Gjenocidit Çam. Gjatë ditës së djeshme dhe këtë të hënë, është mbajtur një turnir futbolli dhe basketbolli, ku kanë marrur pjesë disa ekipe. “Java Çame”, e cila ka filluar më 21 qershor do të zgjasë deri më datën 27, ndërsa nga organizatorët janë paraparë një sërë aktivitetesh. Në ditën e parë të kësaj jave, u bë zbukurimi i vendbanimeve e shqiptare në Shkup, pastaj të shtunën në mënyrë të organizuar një numër i madh i qytetarëve vizituan varrezat e çame në Kllogjerë të Shqipërisë. Jo vetëm kaq, këtë martë do të bëhet edhe promovimi i librit të autorës Berna Turkdogan, i titulluar “Gjenocidi Çam”, ku pritej të ketë mjaft të interesuar për të marrë pjesë. Ndërkohë, të mërkurën do të bëhet një ekspozitë arti me vallëzime folklorike me motive çame dhe në ditën e jete dhe të fundit, do të organizohet marsh me motoçiklistë nga Tetova deri në Shkup, ndërsa pastaj në orën 14:00 në shenjë protestë do të ketë takim para ambasadës greke. Përndryshe, ky është viti i katërt radhazi që organizohet “Java Çame” në Shkup dhe se interesimi për këtë jav nga viti në vit rritet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING