(VIDEO) Vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë, Spasovski thotë se nuk ka rrezik

(VIDEO) Vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë, Spasovski thotë se nuk ka rrezik

Rikonstruimi i Qeverisë do të ndodhë dhe për këtë nuk ka asnjë rrezik. Kështu tha në “Intervistë në Shenja” ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke folur rreth  spekulimeve lidhur me rikontruimin e Qevrisë, sa i përket lëvizjes së depuetëve. Ai është i bindur se propozimi dhe shkarkimi i funksionerëve të pushtetit do të votohet me shumicë të nevojshme.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Ne jemi dëshmitarë se ekziston mundësia në të cilën do të krijojmë ndonjë krizë, tensione, do të krijohen anketa, e gjithë kjo është në funksion të lojrave politike, në vend që kjo të bazohet në debat të sinqertë, në konfrontim të ideve. Çdo qytetarë i Maqedonisë së Veriut duhet ta shoh se cilën ofertë e ka pushteti, opozita, vlerat për të cilat luftojnë”

Spasovski foli edhe për ndryshimet kushtetuese, duke nënvizuar se kjo është mundësia e vetme për ta mbyllur çështjen e vetë-përcaktimit. Sipas tij, si politikanë duhet që brenga të jetë se çfarë fiton shteti dhe çfarë populli.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Mendoj se duhet të zhvillohet debat serioz ngase në fund dialogu është ai që do të sjell zgjidhje, dhe se me këtë nuk do të humbasim asgjë por në të kundërtën do të fitojmë shumë”.

Ministri i Punëve të Brendshme gjatë intervistës përmendi edhe kundërshtarët e partisë së tij politike, duke thënë se kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së nuk ka asnjë dallim nga ai i mëparshmi, Nikolla Gruevski.

Oliver Spasovski

“Cili është ndryshimi? A mund të shohim ndonjë ndryshim nga ajo periudhë deri tani. Shihni se si udhëhiqet në komunat dhe do të shihni gjitha aktivitetet të cilat i kanë”.

Sipas tij në 12 vite VMRO-DPMNE nuk ka bërë asnjë hap që ta ec para shtetin drejt NATO-s dhe BE-së.  Ai tha se vmro-ja nuk ka qëndrim për asnjë zhvillim kryesor me të cilën ballafaqohet shteti. As për  marrëveshjen me Bullgarinë, as për marrëveshjen me Prespën, ata nuk kanë ofruar zgjidhje. Ata nuk kanë qëndrim pse janë kundër, shtoi më tej  Spasovski.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

MARKETING