(VIDEO) Uji me probleme nga 25 qershori, institucionet jepnin rezultate të mira

(VIDEO) Uji me probleme nga 25 qershori, institucionet jepnin rezultate të mira

Se uji në Gostivar ka qenë i ndotur që nga data 25 qershor, e vërtetoi edhe Prokuroria Themelore Publike. Por, edhe se rezultatet e Qendrës së Shëndetit Publik më datë 29 dhe 30 qershor se uji atje është i sigurtë për pije, e konfirmoi drejtori i Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Megjithatë, ministri i Shëndetësisë nuk është i sigurtë se ka përgjegjësi Qendra e Shëndetit Publik, prandaj do t’i pret rezultatet e tyre zyrtare, për të dhënë koment mbi këtë konstatim.

MARKETING

Description of image

Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë

Unë nuk jam i sigurtë se Qendra e Shëndetit Publik ka dhënë një njoftim të tillë. Unë i pres të gjitha mostrat e marra këtë vit, të dorëzohen në Ministrinë e Shëndetësisë. Është bërë kërkesë zyrtare te Qendra e Shëndetit Publik, për t’i dorëzuar gjitha mostrat, me lokacione ku janë marrë. Sa të kontrollohen këto informacione, do të mund të komentoj. Pra, gjithëçka varet ku dhe kur janë marrë mostrat”.

Ndërkohë, Klekovski theksoi se trendi i epidemisë është qetësuar. Nga 290 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dje, sot janë paraqitur 190 pacientë. Prandaj siç u shpreh, pasi gjendja shëndetësore është nën kontrollë, fokuesin tani e vendosin te vendosja e ujësjellësit të Gostivarit në përdorim.

Kryeministri Hristijan Mickoski u lavdëruar se institucionet si asnjëherë deri tani kanë reaguar në kohë shumë të shpejtë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Është e rëndësishme që tani pas letargjisë që e kishte komuna, institucionet shtetërore të sigurojmë ujë teknik dhe më pas të sigurojmë edhe ujë për pije. Me pjesën tjetër po merret Prokuroria. Të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të merren në pyetje dhe normalsiht të merren masa ndaj të njejtëve dhe tashmë 3 persona janë idetifikuar”.

Kurse, LSDM-ja opozitare kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje, të ministrit të Shëndetësië, drejtorëve të Institutit të Shëndetit Publik dhe të Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, sepse siç thonë e kanë feshur dhe nuk e kanë parandaluar helmimin e qytetarëve në Gostivar.

Jovana Trençevska, nënkryetare e LSDM-së

Ndotja e ujit ka nisur nga data 25 qershor. Rastet e para, pacientët e parë kanë qenë më 13 korrik, që atëherë nga 200 qytetarë në ditë lajmëroheshin në mjek. Përse, kur numri i pacientëve ka filluar të rritet ndjeshëm, askush nuk e ka hetuar shkakun? Rekomandimet e para të detajuara të autoriteteve shëndetësore janë dhënë më 18 korrik, nga Instituti i Shëndetit Publik. Pra, 5 ditë më vonë”.

Për epideminë në Gostivar, janë arrestuar 3 persona dhe ndaj tyre është caktuar paraburgim prej 30 ditësh. Ndërkohë, uji nga ujësjellësi i Gostivarit vazhdon të mbetet i ndaluar për çfarëdolloj përdorimi.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING