(VIDEO) Tre ditë nga zhdukja e 14 vjeçares, ende asnjë gjurmë, kërkimet vazhdojnë

(VIDEO) Tre ditë nga zhdukja e 14 vjeçares, ende asnjë gjurmë, kërkimet vazhdojnë

Ende mbetët enigmë fati i të miturës 14 vjeçare  Vanja Gjorçevska, e cila mëngjesin e së hënës ishte nisur për në shkollë dhe nga ai momentë është zhdukur pa asnjë gjurmë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kërkimet për vajzën e humbur vazhdojnë pa ndërprerë gjatë gjithë kohës dhe se janë duke u hetuar të gjitha motivet dhe arsyet e mundshme të zhdukjes. Ndërkaq, policia gjatë ditës së djeshme publikoi edhe një fotografi të saj me një përshkrim në buletinin e personave të zhdukur, kurse fotografia e saj është shpërndarë edhe nëpër rrjetet sociale, nga ku kërkohet edhe ndihma e qytetarëve për gjetjen e të miturës.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se po ndërmerren masa dhe aktivitete intensive për gjetjen e V.Gj. (14) pasi me 27.11.2023 në ora 08:35 Z.G. nga Shkupi ka raportuar se dyshon se vajza e saj V.GJ. (14) është zhdukur. Për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personit menjëherë pas marrjes së denoncimit, SPB-ja është përfshirë me kapacitetet të plotë, janë zhvilluar një sërë bisedash me persona të afërt të  të miturës, janë kontrolluar kamerat etj”.

Policia gjithashtu ka përshkruar se si duket vajza e humbur, pasi nëse eventualishtë hasë ndonjë informatë për të, të informojnë mënjëher organet e rendit. Ata shtojnë se Vanja Gjorçevska është 14 vjeçare, e gjatë 1 e 75, 58 kilogram, flokë ngjyrë kafe të errët, sy ngjyrë kafe, mban proteza në dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm. Ajo ka qenë e veshur me bluzë të kaltër, xhaketë të zezë, pantallona të zeza me xhepa anash, atlete të bardha me vija kafe, mbante çantë shkolle në shpinë dhe një celular.

Vanja u zhduk të hënën  rreth orës 07:20 në rrugën drejt shkollës. Sinjali i fundit nga telefoni i saj është locuar në rrugën “Partizanska” përballë Sallës Universale.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING