(VIDEO) Transportuesit privatë pas takimit me Arsovskën: Shumë shpejtë do t’i kthehemi punës

(VIDEO) Transportuesit privatë pas takimit me Arsovskën: Shumë shpejtë do t’i kthehemi punës

Transportuesit Privat, me autobusët e tyre, pritet të kthehen nëpër rrugët e qytetit të Shkupit, ndërsa, kësaj radhe jo për të protestuar, por për të vazhduar punën. Këtë e bënë të ditur njëri nga përfaqësuesit të Transportuesve Privat, Jovica Zafirovski, pas takimit që kishin me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Transportuesit privat thanë që bisedimet po shkojnë në kahje të duhur por se për ndonjë marrëveshje konkrete, ata  do të takohen sërish me kryetaren Arsovska.

JOVICA ZAFIROVSKI, PËRFAQËSUES I TRANSPORTUESVE PRIVAT

“E rëndësishme është se shumë shpejtë do të kthehemi në rrugët e Shkupit dhe t’ju shërbejmë qytetarëve dhe se bllokada nuk do të ketë”.

Edhe pse nuk deshti të shpalosë më shumë detaje nga ky takim, Zafirovski tha  zyrtarisht nuk ka ndonjë marrëveshje, ai tha se së pari do të koordinohen me kolegët dhe të njëjtit,  do t’i informojnë për detaje dhe do t’i precizojnë të gjitha punët. Ndërkaq, Transportuesit Privat, muaj më parë me autobusët e tyre kanë protestuar duke i bllokuar disa udhëkryqe të kryeqytetit, me arsyetimin se qyteti i Shkupit, ju ka borxh afro 2 milionë euro, ndërsa të njëjtin sot deklaruan se Qyteti i Shkupit nuk ka borxh ndaj transportuesve privat, por ajo që ju ka borxh është Ndërmarrja e Qarkullimit Publik.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING