(VIDEO) Trajanov: Krimi dhe korrupsioni janë bërë sistem vlerash

(VIDEO) Trajanov: Krimi dhe korrupsioni janë bërë sistem vlerash

Në një shkallë nga 1 deri në 10, lideri i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, vlerëson Maqedoninë e Veriut me një dhjetë të pastër për sa i përket korrupsionit. Ai në një intervistë për radio Evropa e lirë thotë se kemi një proces të fortë që vazhdon të kriminalizohet, krimi në këtë vend është bërë një kategori vlerash, jo një e keqe me të cilën duhet të përballemi. Sipas tij krimi po kafshon dhe ha shtetin dalëngadalë dhe prandaj nuk funksionon.

PAVLE TRAJANOV, KRYETAR I LIDHJES DEMOKRATIKE

“Tani po flasin për zbrazjen e fondeve, është e vështirë të mbyllen zërat e nevojshëm buxhetor. Nuk na duhet gjë tjetër, të kemi një sistem që të mos vjedhim nga ky vend dhe pastaj do të ketë para për gjithçka. Ky popull nuk mund të krijojë aq sa kjo qeveri  mund të shkatërrojë, prishë apo të vjedhë.  Ky është një problem thelbësor rreth korrupsionit dhe krimit”.

Trajanov ka komentuar faktin se deri më tani asnjë zyrtar i BDI-së nuk ka mbajtur përgjegjës për asgjë. Ai theksoi se të gjitha institucionet janë partiake dhe se në shtatë institucionet përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit, kundër formave të rënda të krimit, në krye janë njerëz partiakë.

PAVLE TRAJANOV, KRYETAR I LIDHJES DEMOKRATIKE

“Ata nuk mund të fillojnë një hetim operativ kundër një bartësi të postit publik nëse është staf i BDI-së, sepse ai ka një mekanizëm të fortë për të ndikuar në atë se nëse Qeveria do të vazhdojë të ekzistojë apo jo. Dhe këtu është e gjitha, ja ndikimi i ministrave, i kryeministrit në këto institucione, që të mos hapen çështje, edhe aty ku është e dukshme që ka një krim, të mos hapet të mos e kontrollojnë apo  dokumentojnë”.

I pyetur nëse në të vërtetë BDI është kryesorja në vend, Trajanov thotë se një vit më parë, pas formimit të kësaj Qeverie, ka theksuar se kryeministri nuk duhet të jetë servil ndaj BDI-së. Pra ai duhet të veprojë si kryeministri, të kujdeset për interesat strategjike kombëtare dhe shtetërore dhe të veprojë kështu dhe të gjithë ministrat ta dinë vendin e tyre. “Ata duhet t’i referohen kryetarit të Qeverisë, me kusht, të merren vesh se si do t’i zbatojnë objektivat programore, e jo ne në thelb të kemi dy qeveri – një të udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe një pjesë tjetër të qeverisë së udhëhequr nga Kovaçevski”, tha kreu I lidhjes demokratike Pavle Trajanov.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING