(VIDEO) Tragjedia te modulari i Tetovës, Parku Memorial shndërrohet në parkun e harresës
“Kjo hapësirë pranë Spitalit Modular të Tetovës vazhdon të mbetet e pandryshuar, pavarësisht premtimeve për ndërtimin e parkut memorial për 14 viktimat. Muaj të tërë kanë kaluar, por punimet ende nuk kanë filluar”.
Një tragjedi që mori 14 jetë, sot rrezikon të mbetet minimalisht as pa një vend kujtese. Në hapësirën pranë Spitalit Modular të Tetovës, ku ishte planifikuar ndërtimi i parkut memorial, nuk ka asnjë shenjë punimesh. Aktivisti i iniciativës 0, Blendi Hodai kritikon ashpër institucionet për mosveprim. Ai thotë se ky park memorial që u paralajmërua me shumë zhurmë nga ministri i shëndetësisë, Azir Aliu bashkë me të gjithë qeverinë, tani po e shikojmë që pas 8 muaj e gjysmë parku memorial është shndëruar në parkun e haresës, ashtu siç edhe vetë tragjedia në spitalin modular është haruar nga vetë institucionet për shkak se asnjëri nga përgjegjësit, nga fajtorët e vërtetë nuk mbajti përgjegjësi ndaj ai vlerëson se e njejta është duke u bërë edhe me këtë.
Blendi Hodai, aktivist
“Po e shikojmë që pas 8 muaj e gjysmë parkun memorial është shndëruar në parkun e haresës ashtu siç edhe tragjedia në spitalin modular është haruar nga vetë institucionet për shkak se \askush nga fajtorët e vërtetë nuk mbajti përgjegjësi dhe e njejta është duke u bërë me këtë pra e shohim edhe njëherë se çfarë, sa bashkëndjejnë institucionet dhe sa bashkëndjenë shteti me qytetarët tanë, mund ta shihni në prapavijë se sa ata bashkëndjenjë me qytetarët. \ pra kjo është një neglizhencë institucionale që duhet të ju drejtohemi ministrisë së shëndetësisë dhe njëkohësisht edhe komunës së Tetovës që nuk kanë marrë aspak masa dhe nuk leviz as edhe një gur për ndërtimin e këtij parku memorial”.
Tutje ai vlerëson se neglizhenca e këtyre punimeve është e qëllimshme për faktin që kanë kaluar 5 vite dhe 0 përgjegjësi ndaj ai vlerëson se të njëjtën dëshirojnë të bëjnë edhe me parkun memorial që të bëjnë çmos që munden në fuqinë e tyre në institucione që të harohet edhe kjo tragjedi dhe të mos kujtohet nëpërmjet parkut memorial. Si iniciativë 0 ai thotë se kanë bërë vazhdimisht kërkesë dhe kanë paralajmëruar institucionet se si nuk duhet vendi ku ka ndodhur tragjedia të shndërohet në vendparkim dhe të shndërohet në deponi të veturave të vjetra, dhe thotë se fatkeqësisht kjo është bërë. Ndërkaq ai thotë se personat përgjegjës kanë emër dhe mbiemër dhe duhet të mbajnë përgjegjësi.
Blendi Hodai, aktivist
“Ne çfarë do të bëjmë është që \do të vazhdojmë të bëjmë presion ndaj institucioneve të drejtësisë që fillimisht të bëjnë punën dhe ti kërkojnë ata që e kanë ndërtuar spitalin modular dhe ata që e kanë dhënë lejen për ndërtimin e spitalit modular, të mbajnë përgjegjësi penale në lidhje me këtë dhe ata kanë emër dhe mbiemër, ju e dini shumë mirë kush ka qenë ministër i shëndetësisë në periudhën kur është ndërtuar spitali modular, ka qenë Venko Filipçe dhe ju e dini se cila firmjë e ka ndërtuar spitalin modular është firma e personit që është në listë të zezë për korupsion dhe ai është Koço Angjushev, këta janë dy emrat që duhet të mbajnë përgjegjësi sepse në çdo vend që shteti i së drejtës funksionon ata që mbajnë përgjegjësi kur ndodh ndonjë tragjedi e tillë është ai që jep leje për ndërtim dhe ai që ndërton”.
Ndërkaq ai thotë se për ta si iniciativë 0 është shumë e rëndësishme dhe është e nevojshme të ketë një hapësirë ku nuk do të lejohet të harrohet tragjedia që ndodhi me 8 shtator 2021 dhe se e kanë përgjegjësinë edhe ndaj gjithë familjarëve të viktimave që të mos e harojnë harresën e asaj tragjedie.
Anida Murati /SHENJA/

