(VIDEO) Tragjedia në Kisella Vodë, gjendja e punëtorëve të lënduar jashtë rrezikut për jetë
Pacientët e lënduar siç njoftoi doktor Oliver Arsovski janë të moshave 34, 39, 57 dhe 47. Ndërsa sa i përket pacientit të fundit që u soll në urgjencë, thotë se gjendja e tij është stabile.
Oliver Arsovski, mjek nga Qendra Urgjente
“Është sjellur edhe një pacient, gjithashtu me lëndime. Ai është stabil dhe presim që të mos ketë ndonjë lëndim më të rëndë….Në princip për momentin janë jashtë rrezikut për jetën, por pacienti që është pranuar në kujdes intensiv, sipas natyrës së lëndimit, tek ai ekziston rreziku për komplikime të caktuara”
Arsovski tregoi edhe për lëndimet e 3 pacientëve të tjerë.
Oliver Arsovski, mjek nga Qendra Urgjente
“Në Qendrën Urgjente fillimisht u sollën 3 pacientë të lënduar në fatkeqësinë. Njëri pacient i moshës 34 vjeçare është me lëndime trupore, gjegjësisht lëndime të përgjithshme nëpër trup. Pacienti i dytë është me dislokim të bërrylit, është bërë ripozicionim dhe do të pranohet në observim dhe shpresojmë nesër të dërgohet në mjekim shtëpiak. Pacienti i tretë, është me lëndime në kofshën e majftë dhe pulpën e djathtë, po bëhet gati për trajtim operativ”.
Njëri punëtor kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

