(VIDEO) “Titanik 2, Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkov dënohen me nga dy vjet burg
Gjykata Penale ka shpallur fajtor të gjithë të dyshuarit për rastin “Titanik 2”. Në rigjykim, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, u dënua më dy vjet burg, ku do të llogaritet edhe pjesa e paraburgimit. Edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, u dënua më dy vite burg.
Nga ish anëtarët e KSHZ-së, të cilët u rikualifikuan për veprën e tyre dhe tani ndiqen për shkelje të së drejtës së votës, Bedredin Ibraimi u dënua me dy vjet burg, edhe të akuzuarit e tjerë si Vlatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Anita Stefanovska, morën dënim me nga dy vjet burg.
Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi, Ognen Stavrev tha se askush nuk mund të jetë mbi të dreјtën, dhe se të akuzuarit kanë kryer parregullësi zgjedhore.
Ognen Stavrev, gjykatës në rastin “Titnaik2”
“Gjykata është e mendimit se, kurrë dhe askund, e gabuara nuk duhet të jetë mbi të drejtën. Të akuzuarit kanë bërë shkelje të drejtëprdrejtë të së drejtës zgjedhore në interes të interesave të tyre partiake, me shkelje të dreјtpërdrejt dhe të paramenduar”
Prokurori Gavril Bubevski, i cili ka ngritur aktakuzë për Mijallkovin dhe Thaçin për rastin “Titanik 2”, tha se për të mos e zvarritur procedurën në Gjykatën e Apelit, nuk do të bëjë ankesë, dhe u shpreh i kënaqur me dënimet e dhëna në Gjykatën Penale, për herë të dytë.
Sinkron: Gavril Bubevski, prokuror publik
“Duke marrë parasyshë se çdo procedurë ankimi, ku ka ankim nga të dyja palët, rasti rëndohet edhe më shumë.Nga ana e Prokurorisë në këtë rast nuk do të bëja asnjë ankesë lidhur me dënimi dhe mendoj se është në kuadrin e asaj që e parshikonligji, dh pikërisaht për të penguar zvarritjen e procedurës në mënyrë që ankimi të mund të vendoset në afatin e paraparë me ligj”
Ndërsa, Ljupço Shvrgovski, avokat mbrojtës i Mijallkovit, tha se ata do të ankohen dhe sipas tij, vendimi i Gjykatës Penale nuk është i drejtë.
Ljupço Shvrgovski, avokat i Sasho Mijallkovit
“Ligjit thotë se vendimi i gjykatës administrative, është vendim përfundimtar dhe ka fuqinë e ligjit. Si mund të e dërgoni vendimin e Gjykatës Administrative me akuzë, ndërkohë që nuk keni prova përtej dyshimit të arsyeshëm se vendimi i Gjykatës Administrative është kryer me vepër penale nga gjyqtarët që vendosin”
Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete akuzohet për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”.
Linda Ebibi /SHENJA/