(VIDEO) Tetë vjet nga vërshimet në Hasanbeg, banorët frikësohen se mos u përsëritet tragjedia

(VIDEO) Tetë vjet nga vërshimet në Hasanbeg, banorët frikësohen se mos u përsëritet tragjedia

6 gushti i vitit 2016 shënon ditën e kujtimeve më të hidhura për banorët e Hasanbegut. Rrugë, shtëpi, lokale të vërshuara nga uji, fëmijë dhe pleqë të tmerruar nga ajo po ndodhte, janë vetëm disa pjesëza të ditës së kobshme nga vërshimet që kapluan Hasanbegun dhe jo vetën”.

E momentet e vështira dhe frikën e përjetuar atë ditë, qytetërat e kanë ende të freskët. Por, frikën më të madhe e kanë, të mos përsëritet e njejta pasi ndërkohë asgjë nuk është ndërmarrë. Madje thonë se edhe rrugët nuk janë rregulluar.

Banor:

Vërshimet si i kujtoj, i kujtoj me frikën sepo vijnë përsëri sepse nuk kemi ndërmarrë asgjë, nuk na kanë dhënë asnjë denarë… Kam pasë dëm, i kamë pasë gjithë makineritë sepse unë punoj vullkanizer, mu kanë prishur”.

Madje ai tregon se është detyruar vetë ta rregulloj një pjesëz të rrugës.

Banor:

Shikoje rrugën, unë i kam dhënë dy herë nga 600 denarë dhe e kamë rregullu e shteti nuk vjen me rregullu, shiko i kam bërë edhe shenjën që mos ta godasin, sepse e ka prishur uji, kanalizimi”.

E një qytetar tjetër tregon se ai jeton në mërgim, por familjarët e tij në Hasanbeg kanë pasur shumë dëme nga vërshimet.

Banor:

Unë nuk kam qenë këtu. Familjarët kanë pasur problem por unë nuk kam pasë, unë jetoj atje lartë. Rrugët disa janë ndërtuar e disa nuk janë ndërtuar”.

Gjashtë gushtin e tetë viteve më parë reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan vërshime të mëdha në Hasanbeg, Stajkovc, Creshevë, Haraçinë, Smillkov dhe vende tjera përreth qarkores. Në këto vërshime jetën e humbën 22 persona. Në mesin e tyre ishte edhe foshnja Elife vetëm 16 muajshe, trupi i së cilës nuk u gjet kurrë. Nga vërshimet, mbetën të shkatërruara shumë shtëpi, biznese, rrugë, objekte, makina, serrat e mbjellura dhe dëme të tjera.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING