(VIDEO) Termine të posaçme” për pacientët me sëmundje malinje

“Termine të posaçme” për pacientët e prekur nga sëmundjet malinje, janë kërkesa nga shoqatat profesionale mjekësore që para 2 viteve, të cilat akoma nuk janë ndërmarrë, tha sot specialisti Goran Dimitrov nga Klinika Gjinekologjike në tribunën e shënimit të muajit botëror të ndërgjegjësimit për kancerin e qafës së mitrës. Ai tha se Inçidenca e prekjes nga kanceri i qafës së mitrës është 13% të femrave në 100.000 femra .
GORAN DIMITROV SPECIALIST, GJINEKOLOG NGA KLINIKA GJINEKOLOGJIKE
“Ajo që e kemi propozuar ne nga shoqatat profesionale është termin i posatçëm apo I shpejtë për pacientët, i cili akoma nuk është ndërmarë. Ajo do të ishte një gjë shumë e mirë, që nënkupton jo vetëm femrat e prekura nga kanceri I qafës së mitrës por të gjitha diagnozat e sëmundjeve malinje të kenë termine të lira “të posatçme” në të cilat mjekët do të mund të caktojnë termin të shpejtë për çfardo lloj kontrolle apo intervenimi. Kur të klikohet në “Termini Im” të ketë “termine të posaçme për këta paceintë. ”
Dimitrov tha se testimi HPV dhe vaksinimi HPV janë shumë të rëndësishme në luftën kundër prekjes së kancerit të qafës së mitrës. Kanceri i qafës së mitrës është një nga llojet më të zakonshme dhe të parandalueshme të kancerit tek gratë. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në vend çdo vit diagnostikohen rreth 170 raste të reja, ndërkaq mesatarisht 52 gra kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/