(VIDEO) Tërmeti 4.7 ballë trondit Napolin, dalin pamjet e dëmeve
Dalin pamjet nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmjen e së premtes zonën e gjerë të Napolit në Itali. Të paktën 21 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, pas lëkundjes me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, e regjistruar në orën 19:46 me kohën lokale.
Zona më e prekur është Pozzuoli, pranë fushës vullkanike Campi Flegrei, ku janë raportuar edhe dëmet më të mëdha materiale në ndërtesa. Sipas autoriteteve italiane, gjatë 12 orëve pas tërmetit janë regjistruar më shumë se 30 pasgoditje, ndërsa më e forta prej tyre u ndje në orën 05:47 të mëngjesit, me magnitudë 3.1 ballë.
Pamjet nga terreni tregojnë çarje në ndërtesa, dëmtime të fasadave dhe rrëzime të pjesëve të mureve, ndërsa ekipet e emergjencës kanë vijuar kontrollet për sigurinë e banorëve.
A short while ago: A magnitude 4.7 earthquake in the Phlegraean Fields, west of Naples, Campania, southern Italy, caused severe damage. pic.twitter.com/ufL231V3d4
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) July 31, 2026
Frika nga lëkundje të tjera ka bërë që shumë banorë të zonës së Napolit të mos kthehen në shtëpitë e tyre dhe ta kalojnë natën në automjete ose në sheshe publike. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë evakuuar një pallat banimi në Pozzuoli, pasi u konstatuan çarje të shkaktuara nga tërmeti. Rreth 70 banorë janë zhvendosur përkohësisht në një palestër të vënë në dispozicion nga bashkia.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ekipet teknike po inspektojnë ndërtesat dhe infrastrukturën për të vlerësuar shkallën e dëmeve.
Significant damage following a M4.7 earthquake that struck the Campi Flegrei, west of Naples, Campania, southern Italy. pic.twitter.com/6yivOZbb3J
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) July 31, 2026

