(VIDEO) Tentativë për vra’sje në një parking në Koçan, vra’sësi ka hipur në veturën e tij dhe ka filluar ta godasë me thikë

(VIDEO) Tentativë për vra’sje në një parking në Koçan, vra’sësi ka hipur në veturën e tij dhe ka filluar ta godasë me thikë

Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese ndaj një 24 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi bazë se ka kryer vepër penale – vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Siç informojnë nga Prokuroia më 13 shtator, në orët e mbrëmjes, i dyshuari është dakorduar me të dëmtuarin të takohen në parkingun te Monumenti i lirisë në Koçan për shkak të shitblerjes së një celulari. Ata sqarojnë se kur janë takuar në vendin e caktuar, i dyshuari ka hyrë në automjetin e të dëmtuarit, është ulur në sediljen e bashkëudhëtarit dhe ka filluar të bisedojë me të në lidhje me celularin.

PROKURORIA THEMELROE PUBLIKE KOÇAN

Pas një kohe të shkurtë nga xhepi ka nxjerrë një thikë dhe e ka therrur në një pjesë vitale të trupit në zonën e kokës dhe qafës poshtë mjekrës, duke i shkaktuar një plagë të hapur rreth 2-3 cm. Thika është thyer dhe i dyshuari ka vazhduar ta godasë viktimën edhe disa herë me dorezë. I sulmuari ia kapi dorën dhe e ndaloi, pas së cilës i dyshuari doli nga vetura dhe u largua nga vendi i ngjarjes”.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te dëshmitarët dhe pengimit të procedurës penale, por edhe kërcënimit real për përsëritjen apo përfundimin e tentativës së veprës penale, prokurori publik i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Koçani për caktimin e masës së paraburgimit. Gjykata e pranoi propozimin dhe i caktoi të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING