(VIDEO) Tensionet në Lindjen e Mesme, rritje e madhe e çmimit të derivateve të naftës
Efekti i krismave të raketave të shkëmbyera mes SHBA-së dhe Iranit është “ndëgjuar” edhe këtu. Rikthimi i tensioneve në Lindjen e Mesme është ndjerë veçanërishtë tek çmimi i deriavateve të naftës, të cilat kanë shënuar një rritje të ndjeshme. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar se nga mesnata, çmimet e karburanteve do të rriten mesatarisht për 3.59%.
Me vendimin e ri, çmimet e benzinave do të rriten për 1.5 denarë për litër, kështu që një litër EUROSUPER-95 do të shitet me çmim prej 87.00 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER-98 do të kushtojë 89.00 denarë.
Dukshëm më shumë do të rritet edhe çmimi i dizelit, përkatësisht për 5.5 denarë. Me rritjen e re, një litër EURODIZEL do të shitet me çmim prej 88.00 denarë.
Ndërkaq, çmimi i vajit ekstra të lehtë rritet për 4,5 denarë për litër dhe nga mesnata do të shitet për 86.00 denarë për litër.
Kujtojmë se rritja e çmimeve të derivateve të naftës vjen si pasojë e tensioneve të vazhdueshme dhe sulmeve të herëpashershme mes SHBA-së dhe Iranit. Edhe pse disa muaj më parë palët arritën një marrëveshje për armëpushim, incidentet dhe sulmet sporadike kanë vazhduar, duke ndikuar në pasigurinë e tregjeve ndërkombëtare të energjisë dhe, rrjedhimisht, edhe në rritjen e çmimeve të derivateve.
Samir Mustafa /SHENJA/

