(VIDEO) Teatri edhe Biblioteka e Tetovës edhe këtë vit nuk do të jetë gati

(VIDEO) Teatri edhe Biblioteka e Tetovës edhe këtë vit nuk do të jetë gati

12 vite nuk mjaftuan që institucionet të përfundojmë punimet për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës dhe si rrjedhojë, edhe këtë vit, artistët e Tetovës nuk do të kenë mundësi që shfaqjet teatrale t’i planifikojnë dhe t’i realizojnë në objektin e ri, të cilin po e presin tash e disa vite. Prolongimin e punimeve e paralajmëroi Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov duke ju përgjigjur TV Shenjës.

ZORAN LJUTKOV – MINISTËR I KULTURËS DHE TURZMIT

“Po punojmë me intenzitet të shtuar, ka kontraktues të ri dhe aktualisht është duke u punuar për projektimin e teknologjisë skenike, disa kompani vetëm se kanë qenë në Tetovë. Për këtë vit ka rreth 57 milion denarë në dispozicion dhe kuptohet, për shkak të vonesave të shkaktuara nga Qeveria e kaluar, mendoj se afati do të shtyhet për 1 vit ose 1 vit e gjysmë”

Punimet për ndërtimin e objektit të ri të teatrit dhe bibliotekës së Tetovës kanë filluar para 12 viteve dhe të njejtat sikurse tani janë prolonguar edhe vitet e kaluara.

Prolongimi i fundit ndodhi në vitin 2024, kur tashmë ish ministrja e Kulturës tha se objekti në fjalë do të lëshohet në përdorim në vitin 2025-së.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING