(VIDEO) Të shtëna në Shkup, përleshje mes dy grupeve, lëndohet një polic

(VIDEO) Të shtëna në Shkup, përleshje mes dy grupeve, lëndohet një polic

Një polic i cili nuk ka qenë në detyrë dhe dy persona të tjerë të cilët kanë qenë në makinë me policin janë sulmuar nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur 1 orë pas mesnate në rrugën Hristijan Todorovski Karposh, në afërsi të qarkores Radishani.

MPB
“Personat N.B, E.B dhe M.S të cilët kanë qenë me makinë ‘BMW’ si dhe disa persona të cilët kanë qenë më makinë ‘Citroen’ ia kanë bllokuar rrugën makinës ‘Reno’, në të cilën kanë qenë P.P., D.K. dhe F.G dhe kanë filluar të godasin makinën dhe fizikisht i kanë sulmuar. Më pas P.P ka shtënë disa herë në ajër me armën zyrtare, ndërsa si pasojë personat që kanë qenë me makinën ‘Citroen’ janë larguar”

Dy nga sulmuesit menjëherë janë arrestuar. Të lënduarit janë dërguar në Qendrën klinike në Shkup.
Për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

 

MARKETING