(VIDEO) “Shkupi – kryeqyteti evropian i kulturës 2028”, propozim ligji do t’i nënshtrohet debatit publik
Kryeministri Hristijan Mickoski referuar propozim -ligjit për zbatimin e projektit “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”, që u tërhoq nga Kuvendi dy ditë më parë, thotë se dikush po mundohet ta manipuloj dhe dezinformoj opinion. Prandaj shton se duke mos dashur të lë siç thekson asnjë milimetër dyshim edhe ai ka kërkuar që të tërhiqet nga reni i ditës dhe për të do të ketë debat publik.
HRISTIJAN MICKOKSI, KRYEMINISTËR
“Edhe me insistimin tim, ligji është tërhequr nga Parlamenti. I njejti do të vendoset në debat publik. I njejti do të debatohet. Pak do të vonohemi, por edhe ashtu jemi vonuar 10 vite me disa përgatitje si Qeveri. Por, do të mundohemi që këtë tempo ta ruajmë deri në fund të vitit dhe të hyjmë në proces në të cilin gjithçka do të realizohet në kohë dhe Shkupi do të jetë Qytet i Kulturës”.
Kryeministri kritikoi opozitën që për këtë projekt nuk i kanë nisur përgatitjet me kohë dhe përveç kësaj po bëjnë siç tha pëpjekje të ashpra për dezinformim.
HRISTIJAN MICKOKSI, KRYEMINISTËR
“Ka një përpjekje të ashpër për dezinformim. Bëhet fjalë për një fondacion. ‘Shkupi Kryeqyteti Evropian i Kulturës’ dhe ky është një projekt që ka nisur prej para 10 vitesh. Për fat të keq deri tani nuk është bërë asgjë dhe kur erdhi situata që Qeveria të përballet me një sfidë dhe kjo është që për hërë të parë në historinë e kulturës evropiane ti merret ky titulli një vendi, atëherë nisëm një proces që i definuam qartë prioritetet”.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, e hoqi nga rendi i ditës propozim-ligjin për zbatimin e projektit “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”, i cili duhej të votohej me procedurë të shkurtuar, pasi pati një vrull reagimesh të deputetëve të opozitës dhe të organizatave joqeveritare.
Propozim-ligji në fjalë u dorëzua nga një grup deputetësh të VMRO – DPMNE-së dhe me të parashihej që Qyteti i Shkupit të themelonte një fondacion të veçantë, i cili gjatë realizimit të prokurimeve të tij për projektin Shkupi 2028 nuk do të ishte i detyruar ta zbatonte Ligjin për Prokurimin Publik.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

