(VIDEO) Të rinjtë e fraksionit të BDI-së kërkojnë largimin e kazinove

(VIDEO) Të rinjtë e fraksionit të BDI-së kërkojnë largimin e kazinove

Fraksioni i të rinjve në BDI, kërkojnë që lojërat e fatit të dislokohen 3 km nga vendbanimet dhe nëse nuk realizohet kjo kërkesë ata deklarojnë se do të marrin masa tjera  demokratike. Nënkryetari i Forumit Rinor të BDI-së, Jetmir Asani, pretendon se video-lotaria është duke u themeluar persona në krye të Qeverisë.

JETMIR ASANI, NËNKRYETAR I FRAKSIONIT TË FORUMIT RINOR TË BDI-SË

“Dhe njëkohësisht qeverinë e lojërave të fatit e ftojmë të vendos gishtin në kokë se nëse 10 mijë të rinj e braktisin vendin për në kurbet. Por, ky numër do të jetë shumë më i lartë falë politikave tuaja, që nuk i keni fare për të rinjtë, por keni politika se si të keni më shumë kompani për lojërat e fatit, e ato t’i udhëhqin njerëzit e afërt të juaj nga të cilët tre anëtare të video-lotarisë së re janë pikërisht të afërmit e ministrave të BDI”.

Asani nga Forumi Rinor i BDI-së, akuzon qeveritarët se po luajnë me të rinjtë siç tha Asani, sikur me lojërat e fatit. Nga ky Forum kërkojnë që të hapen biblioteka, kënde për argëtim, vende pune që të rinjtë të kenë perspektivë të jetojnë këtu.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING