(VIDEO) Taravari: Ta shohim nëse BDI do të kërkojë zgjedhje pas Vitit të Ri

(VIDEO) Taravari: Ta shohim nëse BDI do të kërkojë zgjedhje pas Vitit të Ri

Njëri nga krerët e VLEN-it, Arben Taravari, për dallim nga krerët tjerë të koaliconit,  thotë se nuk e ka problem që zgjedhjet lokale të mbahen bashkë me ato parlamentare. Megjithatë, ai tha se do të ketë ngjarje interesante këtë periudhë, dhe siç tha, do të shohin se partitë a do të kërkojnë zgjedhje pas Vitit të Ri.

ARBEN TARAVARI, KOALICIONI VLEN

“Në parim nuk ka asnjë për zgjedhje, por para 5 muajve kishim zgjedhje. Zgjedhje kemi edhe vitin e ardhshëm, në vitin 2025, por ata janë zgejdhje lokale, dhe në qoftë se kemi sot zgjedhje nuk ndryshon diçka bindshëm. Un mendojë se do të ketë ngjarje interesante në këtë periudh, kështu që t’ia lëmë kohës dhe të shohim se partitë a do të kërkojnë zgjedhje përsëri pas vitit të ri”.

Kujtojmë se zgjedhje të parakohshme paralemtare që të mbahen bashkë me ato lokale, po thuajse në çdo takim me qytetarët kërkon kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në të njëjtën vijë qendron edhe partia tjetër opizitare maqedonase, ajo e LSDM-së, ndërsa kundër kësaj janë deklaruar disa her, kryetarët e partive politike në koalicionin VLEN.

Këto dekalrata Taravari i bëri para mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët, duke shtuar se  ideja për bashkimin e VLEN-it në një parti vazhdon.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING