(VIDEO) Taravari: Qytetarët të mos të bien pre e skenarëve të destabilizimit!
Ministri i Shëndetësisë dhe njëri ndër krerët e VLEN-it, Arben Taravari, me anë të një statusi në Facebook, kërkon nga qytetarët që mos të bien pre e skenarëve, që sipas tij, i bëjnë ata që i pret drejtësia. Ndërkaq, ai thotë se edhe polici që hoqi flamurin shqiptar në Kumanovë duhet të përballet me drejtësinë.
ARBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Arrestimi i të rinjve të keqpërdorur që dogjën flamujt nuk mjafton. Edhe polici që ka kontribuar në rritjen e tensioneve dhe ka shpërfaqur gjuhë urrejtjeje ndaj popullit shqiptar duhet të përballet me drejtësinë. Veprimet e tij si nxitës i tensioneve duhet të trajtohen bazuar në ligj dhe pa tolerancë”.
Ngjarjet e fundit i ka komentuar edhe ish ministri i Punëve të Jashtme dhe njiherit nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, i cili thotë se 1 vit më parë një vit më parë, e gjithë bota ishte në Shkup, ndërsa një vit më pas, Osmani thotë se shohim flamuj të djegur, flamuj të hequr nga policia, ndarje të thelluara dhe retorikë që i ngjason ditëve më të errëta të së kaluarës.
BUJAR OSMANI, NËNKRYEAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Sot, një vit më parë, bota ishte në Shkup. Kryeqyteti ynë priste ministrat e jashtëm të OSBE-së, në një ngjarje historike ku promovuam paqen, dialogun dhe bashkëpunimin si vlera që na definojnë si shoqëri. Ishim shembull për rajonin dhe më gjerë, duke treguar se Maqedonia e Veriut është një vend që di të ndërtojë ura dhe jo mure.Sot, një vit më pas, shohim flamuj të djegur, flamuj të hequr nga policia, ndarje të thelluara dhe retorikë që i ngjason ditëve më të errëta të së kaluarës. Si degraduam deri këtu? Si arritëm që nga një shtet që promovon vlera demokratike dhe shumëetnike, të kthehemi në një vend ku provokimi dhe diskriminimi po bëhen normë”.
E për këtë situatë të krijuar së fundmi në vend, Osmani fajin e hedh tek udheqësit, pasi sipas tij, ata nuk arrijnë të ruajnë barazinë, drejtësinë dhe respektin për të gjithë qytetarët e këtij vendit, duke shtuar se sot, është koha siç thptë, të tregojmë që nuk do të lejojmë që urrejtja dhe diskriminimi të përcaktojnë të ardhmen tonë.
Samir Mustafa /SHENJA/