(VIDEO) Taravari: Përmes granteve për teknologji dhe inovacion do të mbështesim të rinjtë

(VIDEO) Taravari: Përmes granteve për teknologji dhe inovacion do të mbështesim të rinjtë

Kandidati për president nga rradhët e VLEN, Arben Taravari, në tubimin e mbrëmshëm në Strugë është zotuar që pagën minimale do ta rrisin në 800 euro, kjo si mënyrë për të luftuar emigrimin e të rinjëve. Sipas Tarvarit, të rinjtë duhet mbështetur në idetë e tyre kreative në mënyrë që të parandalojnë emigrmin, kështu që premtoi se deri në fundin e mandatit të tyre do të angazhohen që pagën minimale  ta bëjnë 800 euro.

Arben Taravari, kandidat për president

“Përmes granteve për teknologji dhe inovacion do të mbështesim të rinjtë e të rejat me idet e tyre kreative të cilët në rradhë të parë zhvillimit tonë si shtet. Kjo do të jetë edhe një arsye shtesë për ta që të shohin të ardhmen këtu tek ne, e jo larg shtëpive të tyre, jo larg vendlindjes së tyre”

Ndërkaq, kandidati për deputet Izet Mexhiti tha se kooalicionin VLEN e ka kërkuar populli shqiptarë për t’i dhënë fund mashtrimit. Sipat tij koalicioni i tyre është koolaicion i vullnetit, kurse kooalicioni i BDI-së është kooalicion i zorit.

Izet Mexhiti

“Dallimi është se ky koalicion është kooalicion që ka kërkuar populli, e ka kërkuar votuesi shqiptarë, ne kësaj rradhe kemi ditë ta ndëgjojmë votuesin shqiptarë, i cili na tha vite të tëra bëhuni bashkë që të jeni fitmitarë, bëhuni bashkë që të jeni faktorë në skenën politike”.

Kooalicioni VLEN nga Struga gjithashtu porositi struganët që me votën e tyre të dërgojnë në pensionim politik BDI-në. Ndërsa thanë se partneri i gjashtë i kooalicionit të tyre është populli, që më 24 prill dhe 8 maj do të jap përgjigjen definitive.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING