(VIDEO) Taravari: Për dy javë janë shëruar 93 pacientë

(VIDEO) Taravari: Për dy javë janë shëruar 93 pacientë

Për dy javë janë shëruar 93 pacientë të cilët u lënduan në zjarrin në Koçan, ndërsa edhe 100 të tjerë po vazhdojnë luftën për jetë. Prej tyre, 20 pacientë janë në Shkup dhe 80 pacientë janë jashtë vendit. Nga pacientët e lënduar e që po kurohen jashtë shtetit, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 3 janë në gjendje shumë kritike, pasi kanë djegje të shkallës së tretë dhe i kanë të dëmtuara edhe rrugët e frymëmarrjes.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Kanë shkallë të djegjës së tretë, por kanë edhe dëmtime të rrugëve të frymëmarrjes që mundëson që të paraqiten infeksione përshkak edhe të plagëve që i kanë në lëkurë, kështu që të besojmë se do të bëhet maksimumi dhe do të kthehen edhe ato shëndosh e mirë në Maqedoni”.

Taravari bëri me dije se sot kthehen edhe dy pacientë të cilët mjekoheshin njëri në Poloni dhe tjetri në Belgjikë. Ndërsa për këtë javë paralajmëroi se do të kthehen më shumë paciëntë, të cilët janë në gjendje më të lehtë shëndetësore. Nga java e ardhëshme tha se duhet të kthehen pacientë të cilët janë të lënduar më rëndë nga zjarri. Për rehabilitimin e tyre theksoi se po shqyrtohen disa opcione siç janë adaptimi i hapsirës në të cilën ishtë e vendosur qendra e Covidit në spitalin “8 shtatori” dhe në Qendrën për rehabilitim në Kozle. Ai përsëriti se ka oferta nga shtete evropiane për pacientët të cilët do të kenë nevojë për rehabilitim më të gjatë dhe që harxhimet do të mbulohen nga vetë shteti evropian.

Gjithashtu, ministri Taravari e shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj mediave për siç tha ai pasqyrimin korrekt dhe të saktë të ngjarjes së rëndë në Koçan.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING