(VIDEO) Taravari: Nuk është e ndershme të paraqiten fytyrat e pacientëve

(VIDEO) Taravari: Nuk është e ndershme të paraqiten fytyrat e pacientëve

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se nuk dëshiron ta politizoj çështjen e publikimit të fotografive me të lënduarit nga zjarri në Koaçan nga ana e presidentit serb. Por, pranon që nuk është e ndershme të paraqiten fytyrat e pacientëve. Ndërsa shton se pas vizitës që pati të martën në Selanik dhe Sofje me pacientët që janë dërguar për mjekim, të gjithë janë në gjendje stabile dhe janë të kënaqur me mënyrën siç janë mjekuar.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Unë nuk dua ti komentoj këto gjëra…nuk është e ndershme të paraqiten fytyrat e pacientëve. Por, këtë rast nuk dua ta politizoj. Për mua mbi të gjitha është me rëndësi shëndeti i pacientëve. Sikur sot që flasim se ka 0 të vdekur, dua që mbas 2-3 javësh të tregojmë se shumicë e pacientëve janë në shtëpi”.

Ndërsa për vizitat që po u bëjnë pacientëve ai dhe kryeministri Hristijan Mickoski, Taravari thotë se e kanë për obligim të bjënë një gjë të tillë, por thekson se ata vizitojnë pacientët që janë të lënduar më lehtë dhe tek ato nevojitet të kenë të vendosur vetëm maskë mbrojtëse në fytyrë, kurse të ato që janë në kujdes intensiv, shton se ka rregulla të tjera.

Fotografi të cilën e postoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq me të lënduarit e Koçanit, shkaktoi bujë të madhe në rrjetet sociale, pasi te koka e pacientit të lënduar rëndë, përveç se shiheheshte pacienti në total, aty kishte edhe dhjetëra përfaqësues të mediave. Ndërsa drejtori i spitalit “8 shtatori”, tregoi qartë se tek personat me djegje duhen kushte sterile sepse ata kanë plagë të hapura dhe infektohen lehtë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING

preload imagepreload image