Gjorgjievski dhe Hoxha diskutojnë projektet kyçe për përmirësimin e mjedisit në Shkup

Gjorgjievski dhe Hoxha diskutojnë projektet kyçe për përmirësimin e mjedisit në Shkup

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, kanë zhvilluar sot një takim pune, ku diskutuan për prioritetet dhe sfidat kryesore në fushën e mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor në kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjorgjievski bëri të ditur se gjatë takimit janë identifikuar mangësitë dhe sfidat konkrete, për të cilat institucionet do të punojnë në mënyrë të koordinuar gjatë periudhës së ardhshme.

Sipas tij, vëmendje e veçantë i është kushtuar përfundimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, projekt që konsiderohet ndër më të rëndësishmit për mbrojtjen e mjedisit në Shkup.

“Ky projekt do të mundësojë një lum Vardar më të pastër, mbrojtje më të mirë të ujërave nëntokësore dhe një mjedis më të shëndetshëm për brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë”, theksoi Gjorgjievski.

Në takim u diskutua edhe për realizimin e projekteve të përbashkëta që parashohin pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve, kanaleve dhe pikave kritike në territorin e qytetit. Këto aktivitete synojnë rritjen e mbrojtjes nga vërshimet, përmirësimin e sigurisë dhe krijimin e një qyteti më të pastër e më të rregulluar.

Gjorgjievski vlerësoi gjithashtu mbështetjen që, sipas tij, këto iniciativa e marrin nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe Qeveria.

 

MARKETING