(VIDEO) Taravari: Në “8 shtatori” do të rinovohen 7 salla kirurgjike

(VIDEO) Taravari: Në “8 shtatori” do të rinovohen 7 salla kirurgjike

Qeveria njoftoi fillimin e dy projekteve kapitale në vlerë prej 14.7 milionë euro. Njëri ka të bëjë me rikonstruimin e spitalit “8 Shtatori”, për të cilin janë planifikuar 12 milionë euro dhe rikonstruksionin e aeroportit të Ohrit me vlerë 2.7 milionë euro.

Projekti për rindërtimin dhe pajisjen e “8 Shtatorit” siç bënë me dije ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, parashikon rikonstruimin e repartit kirurgjik me një sipërfaqe totale prej 2000 metrash katrorë, gjegjësisht 7 salla operacioni dhe se për herë të parë në vendin tonë do të ketë robot kirurgjik.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

7 salla kirurgjike dhe hapsira ndihmëse prej 800 m2 që do ju shërbej doktorëve për konsultime. Gjithashtu laborator biokimik, laborator mikrobiologjik dhe laborator patologjik dhe transfuziologjik. Kështu që mendoj se kapacitetet e këtyre spitaleve që po rikonstruohen, janë tregues i qartë se sa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë angazhohen për tu përmirësuar kushtet për pacientët”.

Kurse për aeroportin e Ohrit, ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski parashihet ndërtes e re administrative, zyra të reja, hapsira ndihmëse, hapsirë e re për sigurimin, rikonstruim i ndërtesës së terminalit dhe regjim i ri trafiku për parking.

Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit

Një pjesë e marrëveshjes që arritëm me kompaninë TAV, e cila është koncesionare e aeroporteve të Maqedonisë dhe është pjesë e marrëveshjes koncesionare, e cila do të mundësojë cilësi më të lartë në shërbimet shëndetësore dhe numër më të madh të udhëtarëve në aeroportin e Ohrit, si dhe kushte të reja, më moderne”.

Rikonstruimi i spitalit siç thanë ata është planifikuar të kryhet deri në tetor të këtij viti. Kurse i aeroportit, planifikohet të përfundoj në mars të vitit 2026.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

MARKETING