(VIDEO) Taravari kundër mundësisë që kryetarët e komunave të mund të shkarkohen

(VIDEO) Taravari kundër mundësisë që kryetarët e komunave të mund të shkarkohen

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri ndër krerët e koaliconit VLEN, Arben Taravari, ka komentuar sot deklaratën e një dite më parë të kryetarit të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale , Orve Gjorgjievski, i cili tha se do të punojë në ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale me qëllim të mekanizmit për ndërrimin e kryetarit të komunës. Taravari ka deklaruar se politikanëve nuk duhet t’i lihet vend për shkarkimin e kryetarëve të komunave. Ai theksoi se këtë mund ta bëjnë vetëm qytetarët, ndërsa për kryetarën e qytetit të Shkupit, Danella Arsvoska,Taravari tha se është kryetarja më e pa sukseshme në historinë e Maqedonisë së Veriut.

ARBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDETËSISË

Unë nuk pajtohem, sepse krytari i komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, ne tani kemi propozuar ndryshimin e ligjit për pushtet lokal si VLEN dhe në rastë se tash si e kemi situatën p.sh në dhjetor të mbahen zgjedhjet e parakoshme dhe pastaj në tetor përsëri, unë mendoj se është jo racionale. Përndryshe për ta marrë mandatin e një kryetarit të cilin e ka zgjedhur populli, unë mendoj se është gabim, populli asnjiherë nuk gabon

…… Unë mendoj se kryetarët e komunave i zgjedh populli dhe vetëm ato mund ta shkarkojnë”.

Kujtojmë se kryetari i BNJVL-së dhe njiherit edhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski tha se pushteti i kryetarëve të komunave është i madh, ndaj i njejti duhet të kufizohet. Ai madje sqaroi se sipas ligjeve ekzistuese për vetëqeverisje lokale, kryetarët e komunave janë të paprekshëm dhe janë tepër të mbrojtur.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING