(VIDEO) Taravari i cilëson qesharake akuzat për ndjekjen e agjendës së VMRO-së gjatë emërimeve

(VIDEO) Taravari i cilëson qesharake akuzat për ndjekjen e agjendës së VMRO-së gjatë emërimeve

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i komentoi si qesharake akuzat se ka emëruar vetëm drejtor maqedonas në klinikat e RMV-së. Ai tha se përqindja e drejtorëve shqiptar tani është më e lartë sesa para disa muajve.

Arben Tarvari, ministër i Shëndetësisë

”Më duken qesharak sepse nuk më duken serioz. Në ato klinika ne i zgjedhim të gjithë kuadrot të cilët janë profesionist. Kemi klinika ku drejtorët janë shqiptar, maqedonas, turq. Unë mendoj se na duhen drejtor të cilët janë menaxhues të mirë, janë të suksesshëm si kuadër dhe unë nuk besoj se përqindja e drejtorëve shqiptar tani është më pak se më parë, bile mund të them me plot përgjegjësi se është shumë më shumë se sa ishte para 3-4 muajve”.

Taravari pas vizitës që pati në Klinikën e Onkologjisë tha se do të realizojë punësime të reja në të gjitha klinikat në mbarë vendin dhe sektorët e shëndetësisë ku ka mungesë të personelit. Ai theksoi se do ti bëjë presion qeverisë  dhe ministrisë  së financave për të siguruar mjete .

Taravari mbrëmë emëroi 12 drejtorë të ri të klinikave në vend në mesin e të cilëve janë 10 drejtorë maqedonas, 1 shqiptar dhe 1 turk.

Lidhur me këto emërime pati reagime nga partitë politike opozitare të cilët  Taravarin e quajtën si humbës ndaj Mickoskit.

Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING