(VIDEO) Taravari feston 1 vjetorin e ndryshimit, Sela ironizon me ndryshimin e tij

Dy ish bashkëpartiakët që ndanin të njëjtën ideologji partaike Arben Taravari dhe Ziadin Sela, tani duken si kundërshtarë të përbetuar.
MARKETING
Përmes një statusi në facebook Arben Taravari “feston” njëvjetorin e siç e quan “ndryshimit të fatit të shqiptarëve”. Siç shkruan ai, edhe përball shumë presioneve atëherë, zgjodhi të bashkohet me opozitën e atëhershme për të sjellur ndryshimin e shumëpritur.
Arben Taravari
“Si sot para një viti bëra një status që do të ndryshonte fatin e shtetit. Megjithëse i gjendur në presion të lartë, unë vendosa të zgjidhja Njerëzit! Sot në përvjetorin e këtij e tij mund të them që Po Vlen!”.
Por, statusit të Taravarit, i ka reaguar Ziadin Sela. Ai thotë se nuk habitet nga ligësia, por nga paturpësia dhe pafytyrësia.
Ziadin Sela
“Ndjenja e turpit dhe e fajësisë, janë emocione fisnike që qëndrojnë në bazën e sjelljes shoqërore të civilizuar, vitale në zhvillimin e një prej kualiteteve më të përsosura të potencialit njerëzor! Nuk habitem nga ligësia por nga paturpsia, shumë dhe paftyrësia që kanë në lartësimin e turpit”.
E një reagim bëri edhe BDI. Ata duke ironizuar me statusin e Taravari thonë se Arben Taravari ka të drejtë kur thotë se me një status ndryshoi rrjedhën e vendit.
BDI
“Një vit më vonë, bilanci i këtij vendimi është i qartë: shqiptarët janë kthyer nga partnerë të barabartë në vendimmarrje në spektatorë të një qeverisjeje ku fati i tyre përcaktohet në zyrat e VMRO-DPMNE-së. Sot, shqiptarët nuk kanë mekanizëm mbrojtës nga diskriminimi në institucionet shtetërore. Sot, shqiptarët janë përjashtuar nga proceset kyçe shtetërore”.
Rrugën e përbashkët partiake Taravari dhe Sela e ndanë në prag të zgjedhjeve parlamentare kur Taravari ju bashkua koalicionit VLEN dhe Sela, Frontit Evropian. Mirëpo, ende nuk është vendosur fati i partisë Aleanca për Shqiptarët, nëse do t’i takoj Selës apo Taravarit.
Emine Ismaili /SHENJA/