(VIDEO) Takohen Taravari dhe Kovaçevski, mbështetje për komunat

(VIDEO) Takohen Taravari dhe Kovaçevski, mbështetje për komunat

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski,  gjatë ditë së sotshme realizoi takim me kryetarin  e komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Temë e takimit ishte mbështetja e Qeverisë për komunat për një jetë më të mirë dhe më dinjitoze për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim u fol edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Gostivarit dhe rendësin e mbështetjes që Qeveria ofron për stabilizimin e komuanve.

QEVERIA

“Qeveria po ndërton një sistem objektiv, të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për barazi financiare të komunave. Qëllimi i Qeverisë është t’u ofrojë qytetarëve shërbime cilësore dhe qasje në to pavarësisht se ku jetojnë”

Taravari e informoi kryeministrin për gjendjen politike në të cilën ndodhet komuna, si dhe për stabilizmin e komaunve në mënyurë që ato të kryejnë me sukses përgjegjësit e tyre ligjore dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I KOMUNËS SË GOSTIVARIT

“Qëndrimi ynë i përbashkët ishte se Qeveria duhet të ndërtojë një sistem objektiv, të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për barazi financiare të komunave, si dhe investime dhe projekte të përbashkëta kapitale për Gostivarin në të ardhmen”

Bashkëbiseduesit u pajtuan se gjëja më e rëndësishme është sigurimi i një të ardhme prosporuese për të gjithë qytetarët, sepse ata meritojnë të jetojnë në një shtet anëtarë të BE-së.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING